ARKATANA

Kurti: Do të bëjmë protesta deri në shkarkim të Thaçit e Haradinajt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të i bashkohen VV-së, në tubimet që do t’i bëjë në çdo komunë të Kosovës kundër Qeverisë.

Ai, ka deklaruar se pas këtyre tubimeve do të bëjë edhe një mocion mosbesimi për Qeverinë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Kurti, ka njoftuar se tubimet do t’i fillojnë nga nesër në Komunën e Vushtrrisë.

“Kryeministri dhe presidentin e Kosovës i ndan taksa ndaj Serbisë, ndërsa i bashkon korrupsioni, ajo çfarë i bashkon është më e fortë se sa ajo që i ndan. Andaj ne kërkojmë dorëheqjen e tyre.Popullsia, migrimi po rritet çdo ditë. Prej nesër fillojmë më tubime me qytetarë. Nesër jemi ne Vushtrri, pastaj ne Besianë, e Mitrovicë. Vazhdojmë për çdo ditë në komunat e Kosovës, dhe drejt e ne protestë që të shkarkohen Thaçi e Haradinaj”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

FIDANISHTJA

Kurti, tha po ashtu se taksa ndaj Serbisë duhet të mbetët.

“Taksa duhet te mbetët e qeveria të shkon. Sidoqoftë, kur presidenti serb na kushtëzon ne nuk duhet ta heqim taksën. Kryeministri emëroi shumë zëvendës ministra, e ministra pa asnjë bazë. Zyrtarë me aktakuza. Ky kryeministër mashtroi qytetarët se do ta ndryshojë marrëveshjen për Demarkacion dhe fali shumë hektarë tokë. Gënjeu për viza”, tha Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes, ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen kundër Qeverisë Haradinaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.