ARKATANA

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, sot në një diskutim në Jalë, ka folur për raporte te tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Rama ka thënë se raporti i tij me Albin Kurtin është i mirë dhe se bëjnë shumë humor gjatë takimeve të tyre.

Kryeministri shqiptar ka shtuar se po të kishte kamera në takimet e tyre “do të habitej e gjithë dynjaja”.

Megjithatë Rama thotë se Kosova s’është krahinë e Shqipërisë dhe se s’mund ta thërras Kurtin e t’i kërkojë ndonjë gjë.

UBT

“Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti shumë mirë. Bëjmë shumë humor me njër-tjetrin. Po të kishte kamerë, do të habitej e gjithë dynjana”, ka thënë Rama.

“Secili ka shtetin e vet, qeverinë e vet, mendjen e vet, fatmirësisht synimet i kemi të përbashkëta, metodat e ndryshme, dhe s’ka problem”, ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe për raportin e tij me Ali Ahmetin, duke thënë se është miqësi për të cilën është krenar. Gjithashtu ka treguar për përpjekjet e tij për të bërë bashkë faktorin politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, me kërkesë të partive shqitpare./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.