HW

Tregu i uzurpuar nga oligarkët, shteti hesht

/ 8 minuta lexim
United Hospital

Që nga paslufta e deri në ditët e sotme tregu kosovar vazhdon të jetë nën sundimin e bizneseve mafio- oligarkike, ndërsa autoritetet shtetërore që janë përgjegjëse për rregullimin e tregut, siç është Agjencia e Pavarur e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, po vazhdojnë që të heshtin.

Sipas analistëve të kësaj fushe, ka dyshime të mëdha se ata janë të kapur dhe të shantazhuar. Ata e shtrojnë për diskutim çështjen e heshtjes së pushtetit qendror të vendit, duke pyetur se përse qeveritë e pasluftës deri tek qeveria në dorëheqje kanë lejuar që sektorët kyçë dhe më fitimprurës në ekonomi t’i mbajnë dhe t’i kontrollojnë mafio-oligarkët e inkriminuar të bizneseve të pista.

Analistët dhe specialistët e kësaj fushe janë të mendimit se duke filluar që nga privatizimet e paligjshme te kompanitë monopolistike asgjë e keqe në këtë shtet nuk do të bëhej pa bekimin e organizimin e pushtetarëve të inkriminuar, të cilët kanë lejuar që të krijohen në Kosovë perandorët e krimit ekonomik. Ata vlerësojnë se pushtetarët pa asnjë dallim qëllimisht nuk e liberalizojnë tregun, sepse ka dyshime të mëdha se janë vasalë të oligarkëve, të cilët i kanë blerë politikanët nëpër institucione të shtetit, si në komuna ashtu edhe në pushtetin qendror.

Banditët e uzurpuan shtetin

Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani tha për “Kosova Sot” se mjerisht tregu kosovar është nën sundimin e mafiooligarkëve dhe kanaleve të nëntokës kriminale, sepse pa më të voglin dyshim shteti është blerë nga këta banditë dhe mafio-oligarkë. “Por, e keqja më e madhe është se në këtë valle të hajnisë dhe të turpit është edhe sistemi gjyqësor. Në Kosovë nuk ka dhe nuk ekziston ligji, gabim e kanë ata që mendojnë se në vendin tonë ka ligj dhe zbatohet”, u shpreh ai. “Mafio-oligarkët, banditët dhe kriminelët që shkatërruan ekonominë e vendit deri në palcë i kanë detyruar edhe autoritet përgjegjëse që merren me rregullimin e tregut (Autoriteti Kosovar i Konkurrencës) që të heshtin nga frika se fluturojnë nga puna dhe ka të ngjarë se janë të shitur dhe të korruptuar deri në grykë”, theksoi Badallaj.

Sipas tij, në Kosovë zhvillohen bizneset më të pista në tërë Ballkanin, ngase janë mafio-oligarkët ata që janë të lidhur me majat më të larta të shtetit, janë banditët dhe kryebanditët e majave më të larta të shtetit, pa e përjashtuar edhe sistemin gjyqësor. “Duhet përcjellë me vëmendje kompanitë monopoliste në vendin tonë që po bëjnë kërdi, ndonëse për këto punë të pista janë në dijeni edhe organet e sistemit gjyqësor. Natyrisht se e tërë kjo po bëhet me bekimin e pushtetarëve nga lartë, përkatësisht nga majat më të larta shtetërore, nga kryebanditët dhe banditët e bandave politike”, theksoi ai. “Ndër shkatërruesit më vdekjeprurës të ekonomisë së Kosovës janë banda serbiane e vëllezërve Devolli dhe Kompania ETC, që është pronë e ish-zëvendëskryeministrit në dorëheqje, Ramiz Kelmendit. Por, ne kemi thënë me kohë se këta mafio-oligarkë të nëntokës kriminale janë të lidhur shumë ngushtë, si mishi me thoin, me banditët e majave të shtetit dhe të mos isha i sigurt 100 për qind për këtë që po e them publikisht për gazetën ‘Kosova Sot’ lirshëm le të ngrehin padi penale kundër meje”, vijoi më tutje analisti BadallajZhuriani. Sipas tij, ky krim i organizuar nga mafio-oligarkët nuk është vetëm në nivelin qendror, por edhe në atë lokal.

Pa e zbatuar ligjin, nuk ka treg të lirë

Ekonomisti Dardan Grapci tha për “Kosova Sot” se tregu kosovar do jetë nën sundimin e mafio-oligarkëve, derisa institucionet shtetërore të Kosovës nuk fillojnë që të zbatojnë ligjin 100 për qind, pa marrë parasysh se cilës parti i përket apo cili individ është në pyetje dhe cili biznes është i involvuar në këto punë të pista.”Ndërkaq e tërë kjo po ndodh ngase mafio-oligarkët e kanë shfrytëzuar tregun e Kosovës menjëherë nga paslufta, duke i krijuar vetes rrugë, të cilat sot Policia e Kosovës dhe Prokuroria sikur po paraqiten se gjoja nuk kanë fakte për këto skandale që po ndodhin në vendin tonë “, u shpreh ai. “Monopoli ilegal, privatizimet e paligjshme, shpëlarja e parave në mënyrë të fshehtë etj., janë vetëm disa nga shqetësimet që po i shkatërrojnë tregun dhe ekonominë e Kosovës. Prandaj, komunat në bashkëpunim me nivelin qendror të Kosovës duhet që të gjejnë një rrugëdalje nga kjo krizë që e ka kapluar Kosovën dhe këtë krizë 18- vjeçare duke bërë që rinia e vendit nuk po di nga t’ia mësyjë për të gjetur punë “, deklaroi më tutje Grapci. Sipas tij, nëse dëshirojmë të mbajmë këtë rini në vendin tonë, që ditaditës po largohet nga Kosova për shkak të keqqeverisjes së Kosovës dhe për shkak se nuk ka punë, qeveria e re duhet që urgjentisht të fillojë dhe të krijojë kushte për punësimin e të rinjve.

UBT

Institucionet po fshihen

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha për “Kosova Sot” se, ndonëse kjo fushë është e rregulluar me Kushtetutë dhe me ligje që derivojnë nga Kushtetuta, deri më sot nuk është duke u zbatuar “Duhet t’ju rikujtojmë se neni 10 të Kushtetutës së vendit, që është përcaktuar për ekonominë, ku shkruhet se ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës”.

Ai tha se në fushat të cilat ka përfitime të shpejta dhe pa investime të mëdha në vendin tonë dominojnë bizneset që kanë monopole dhe që nuk lejojnë konkurrencën e lirë të tregut. “Mirëpo, kjo është e logjikshme se biznesmenët tanë nuk janë të interesuar që ta zhvillojnë ekonominë e vendit, por interesi i tyre i vetëm është pasurimi i tyre personal pa investime të mëdha”, tha ai. “Unë po çuditem nga heshtja e institucioneve të vendit, të cilët po lejojnë monopole në fusha të caktuara dhe po lejojnë që matrapazët e ndryshëm të përfitojnë në kurriz të taksapaguesve të vendit”, theksoi Neziraj.

Ai vlerëson se ne kemi një Kushtetutë moderne e demokratike, gjithashtu ligje të mira rreth çështjes së ekonomisë, por kur vjen çështja te zbatimi i këtyre ligjeve atëherë jemi të fundit në rajon për mos-implementimin e ligjeve në të gjitha sferat, por edhe në sferën e ekonomisë. “Po të analizohet struktura e ekonomisë së Kosovës, shihen vetëm ato biznese që realizojnë mjetet financiare shumë shpejt dhe që munden të kenë monopole dhe biznese të tilla që kanë mundësi t’u shmangen kontrollit doganor dhe Administratës Tatimore, andaj për këtë edhe kemi shumë pak investime në prodhimtari, jo për shkak të Pakos Fiskale të pafavorshme, por për shkak se në prodhimtari duhen investime më të mëdha dhe nuk realizohen fitime të menjëhershme”, thotë Neziraj.

Ankohet “Konsumatori”

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Selatin Kaçaniku (‘Konsumatori’), tha për “Kosova Sot” se ndërrim të kësaj situate nuk do të kemi përderisa nuk ngrihet aplikimi i ligjeve. Ai ka theksuar se tashmë duhet që të krijohen tregu vendor ( i brendshëm ), ekonomia e lirë (e tregut ) dhe Strategjia e Zhvillimit Ekonomik, infrastruktura e cilësisë, rregullatorët, agjencitë e mekanizmat e mbikëqyrjes dhe inspektimit të tregut dhe mbrojtjes së qytetarit konsumator taksapagues.

Sipas Kaçanikut, infrastruktura e cilë- sisë dhe agjencitë e mekanizmat gjegjës duhet të barten në ministrinë e re, sepse aty ku janë, në MTI, u pamundësohet veprimi i pavarur e profesional dhe ndikohet nga fryma e rëndë e konfliktit të interesit. Ai është i bindur se kjo do të zgjatë derisa të ndryshojë mendësia – logjika e ” të bërit biznes” me mashtrime e lajthitje ligjesh dhe që është pengesë kryesore e arritjes së kënaqshmërisë së qytetarit konsumator.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.