ARKATANA

Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do të paraqiten në ndeshjet e ardhshme.

Përfaqësuesja jonë fillimisht do të takohet me Danimarkën më 21 mars në një ndeshje miqësore në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Pas vetëm katër ditëve, “Dardanët” në të po njëjtën stadium do të mirëpresin edhe kombëtaren bullgare, me të cilën do të luajë për kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2020.

Për herë të parë pjesë është ftuar edhe Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Përfaqësueses U21 dhe pjesë eskuadrës hungareze, Diosgyori.

UBT

Gjithashtu janë rikthyer edhe Bersant Celina dhe Bernard Berisha, të cilët në ndeshjet e fundit nuk ishin ftuar prej trajnerit zviceran.

Theksojmë se në grupin tonë për eliminatoret e kampionatit evropian gjenden edhe Republika Çeke, Mali i Zi si dhe Anglia

Ndryshe, grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kombëtares do të bëhet, të hënën, më 18 mars, në hotel “Emerald”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.