KKVITI

Gjilani e meritoj fitoren në Prizren

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Futbollistë t e Gjilanit në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren në ballafaqim me Lirin kanë ndarë pikët me rezultat 1-1.

Gjilanasit sikur t`i konkretizonin rastet gjatë 90 minutave kanë mundur të shënojnë së paku 4 herë në portën e Flamur Gashit të Lirisë.

Në minutën e parë Hysa gjuan fuqishëm por golin ja mohon portieri Gashi.

Rastin e vetëm të pjesës së parë futbollistët e Lirisë e konkretizojnë me gol në minutën e 30 Blendi Memaj pranon një top dhe me gjuajtje të saktë nga 13 metra e lë të shtangur portierin Haxhihamza të Gjilanit për 1-0.

Futbollistët e Gjilanit për 4 minuta patën raste të 100 përqinda të shënojnë por dështuan nga pozita tejet ideale. Në minutën e 65 Papuqi i vetmuar gjuan por Gashi mbron. Dy minuta më vonë në minutën 67 Lopes i vetmuar gjuan mbi portën e Lirisë. Në minutën e 69 Hysa përballë portierit Gashi dështon.

Uji Dea

Golin e barazimit Gjilani e shënon në minutën e 75 Keita Reza me kokë nga afërsia. Në minutën e 80 portieri i Gjilanit Haxhihamza shpëton gol të sigurt duke mbrojtur gjuajtjen e Karahodës.

Momenti vendimtar i ndeshjes ishte në minutën e 91 kur Hajdari i Gjilanit në rastin që vështir dështon ai dështoi dhe nuk arriti ti siguron skuadrës së tij tri pikë tejet të vlefshme.

Trajneri i Gjilanit Alban Hyseni pas ndeshjes i zhgënjyer ka deklaruar “Nuk arritëm fitore erdhëm për t`i marrë tri pikë por futbollistë te mijë dështuan para portës kundërshtare që vështir dështohet vendësit shënuan një gol naiv nga mos kujdesi i mbrojtjes shpresoj se këto gabime në ndeshjet e radhës nuk do të përsëriten”

Gjilani në mesjavë takohet me Llapin nga Podujeva

Shikuesit e Lirisë “Arpaxhikët” në fund të ndeshjes kanë kërkuar të hyjnë në dhomat e zhveshjes së skuadrës së tyre për ta larguar trajnerin i Lirisë i cili është nga Italia./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.