Eko Higjiena

Milionat e shpronësimeve, nën hijen e krimit

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Që nga pas lufta e deri më sot ekonomia, edhe ashtu e brishtë Kosovës, e dalë e shkatërruar nga lufta me Serbinë është zhvilluar nëpërmes një skeme kriminale të të gjitha garniturave të pushtetarëve të pasluftës. Dyshohet se afera ka pasur sidomos përmes shpronësimeve të paraplanifikuara në projekte kapitale.

Prokuroria duhet të hetojë rastet e projekteve kapitale

Që nga pas lufta e deri më sot ekonomia, edhe ashtu e brishtë Kosovës, e dalë e shkatërruar nga lufta me Serbinë është zhvilluar nëpërmes një skeme kriminale të të gjitha garniturave të pushtetarëve të pasluftës. Dyshohet se afera ka pasur sidomos përmes shpronësimeve të paraplanifikuara në projekte kapitale.

Analistët dhe specialistët e kësaj fushe janë të mendimit se në këtë drejtim nga ana e pushtetarëve tanë më të lartë të deritashëm janë bërë dallaveret më të mëdha me shpronësimet e pasurive të Kosovës që po i kushtojnë me qindra miliona euro Kosovës. Së këndejmi, specialistët kanë propozuar që Prokuroria e Shtetit nevojitet që urgjentisht të fillojë të hetojë këto raste të dyshuara, si edhe lidhjet e politikanëve kosovarë me grupet mafio-politike kriminale. Por, deri më tash asnjë hetim nuk ka filluar për rastet e ndryshme të shpronësimeve, që dyshohet se kanë pasur dallavere shumëmilionëshe.

Grupacionet që zhvatën Kosovën

Analisti Florim Rudhani tha për “Kosova Sot”, se me të përfunduar të luftës ekonomia e Kosovës është zhvilluar nëpërmes një skeme kriminale të pushtetarëve të pasluftës qofshin ata të krahut paqësor të LDK-së përmes ” Fondit të Tre Përqindëshit”, apo ata të krahut të Luftës përmes ” Fondit Vendlindja Thërret” që grabitën milionat dhe miliardat e qytetarëve tanë”. Ai thotë se pas përfundimit të luftës kanë qenë këto dy grupacione që bënë pastrimin e milionave të parave të popullit, duke e bërë këtë përmes shpronësimeve të paraplanifikuara dhe duke investuar në projekte kapitale, duke e blerë pasurinë e Kosovës pas procesit të privatizimit. Analisti Rudhani është i mendimit, në këtë drejtim pushtetarët tanë më të lartë të të gjitha garniturave të deritashme të pasluftës që sunduan Kosovën janë ata që kanë bërë dallaveret më të mëdha me shpronësimet e pasurisë së vendit që do t’i kushtojnë me qindra miliona euro Kosovës. Ai me këtë rast porositi se Prokuroria e Kosovës duhet që urgjentisht të hetojë të gjitha këto raste të dyshuara dhe lidhjet e politikanëve tyre me mafio-politikën kriminale.

Aferat në të gjitha nivelet e pushtetit

FIDANISHTJA

Analisti Xhevdet Neziraj tha për gazetën “Kosova Sot”, se ky problem duhet të hetohet në të gjitha nivelet, sepse në këtë aspekt flitet shumë se në këtë fushë janë bërë krimet më të rënda të organizuara si në nivelet lokale, ashtu edhe në atë qendror. “Sepse, zhvillimi ekonomik e sidomos industrial duhet të bëhet sipas planit paraprak ekonomik, hapësinor dhe mjedisor, sepse asetet pronësore duhet të përmirësojnë pozitën financiare dhe ekonomike të qytetarëve të vendit e jo me këtë pasuri në emër të investimeve kapitale të përfitojnë vetëm një grup i caktuar i njerëzve”, u shpreh ai. “Në pronat publike nevojitet një mirëplanifikim i tyre, ngase nuk ia vlen rritja e kostos së investimeve kapitale në të tashmen e që dëmton deri në pakthim të pronave publike, sepse ajo është aset i vlefshëm i qytetarëve të vendit dhe këtu duhet të kenë leverdi qytetarët e jo grupet e caktuar që kanë për qëllim vetëm pasurimin individual”, theksoi Neziraj. “Mirëpo, për luftimin e këtyre shkeljeve duhet ta bëjë një Gjyqësor i pavarur e efikas që nuk bie në interferime nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv, e për të bërë këtë punë duhet një Qeveri që angazhohet në fuqizimin e institucioneve të vendit sipas rolit të përcaktuar me Kushtetutë, duke u angazhuar në një ndarje praktike dhe të qartë të pushtetit legjislativ,ekzekutiv dhe gjyqësor dhe kjo deri tani ka qenë vetëm në letër”, ka vlerësuar analisti Xhevdet Neziraj. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, vlerëson se ne sot kemi shumë afera të shpronësimeve në të gjitha nivelet. “Bile, ka edhe afera të ndryshme ku ka edhe lëndë nëpër gjykata të ndryshme në vend, por efikasiteti i Prokurorisë dhe gjykatave tona për këto raste është shumë i ngathët dhe zgjasin jo me vite, por me dekada, kurse numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura janë të kësaj natyre dhe fushe”, potencoi ai.

Institucionet e reja të hetojnë skandalet

Ekonomisti Dardan Grapci tha për “Kosova Sot”, se Prokuroria e Kosovës duhet që të fillojë menjëherë t’i hetojë rastet e dyshuara, sepse mafio-politikanët kriminalë çdo ditë janë duke e shkatërruar nga një pronë shtetërore me projektet e tyre që kushtojnë ndoshta me miliona euro, duke filluar të ndërtojnë vetëm themele objektesh dhe duke i lënë më pas vazhdimin e objekteve qysh po ndodh nëpër shumë qytete tonat. Analisti Grapci tha se e tëra kjo po ndodh, ngase në Kosovë është zhvilluar një skemë kriminale përmes shpronësimeve të paraplanifikuara në projekte kapitale. Ndërsa arsyeja se përse po ndodh kjo qëndron në faktin se janë bërë dallavere të mëdha me shpronësimet që po i kushtojnë qindra miliona euro qytetarëve të Kosovës. Me këtë rast Grapci porositi krerët e institucioneve të reja që do të formohen se,” këto shpronësime duhet që të ndalohen urgjentisht, nëse dëshirojmë që të kemi një ekonomi më të fortë në Kosovë”

Mafia ka depërtuar thellë

Ndërsa, përfaqësuesi i shoqërisë civile, Selatin Kaçaniku (“Konsumatori”), tha për “Kosova Sot’, se çdo fushë, degë,a sektor socio-ekonomik-juridik e politik, prej nga mund të përfitohet pozitë, interes, ndikim ose para është ” kapur ” e rrjetëzuar në trajtën më të vrazhdë. “Është tejet e dukshme trajta mafioze e organizimit: klanore-fisnore ( partiake – biznesore ). Në tender ” janë edhe pozitat më të ulëta të shërbyesve civilë nëpër institucione, mekanizma, agjenci, parti “, theksoi ai. “Ata aq janë siguruar e ” barrikaduar ” prapa institucioneve e organizmave ( po ashtu të kapur ), mekanizmave gjegjës saqë tej mase po e ndjejnë veten të sigurt dhe të paprekshëm. Edhe kur t’i lexojnë këta rreshta do të qeshen e tallen me ne dhe do të na shpotisin ?! Dallaveret, edhe në sektorin e shpronësimit, fillojnë me marrjen, rrjedhjen, keqpërdorimin, shitjen e informatave të besueshme; Me hapjen e dosjeve- zarfeve të tenderimit, konkursit, ofertave…Me aplikacione të rreme e të kurdisura; Me marrëveshje të ndaluara; Me ndarjen e interesave; fushat, degët a sektorët socio-ekonomik-juridik e politik, ose nëndegët e tyre, janë të ndarë në zona- sfera të interesit dhe të gjithë të ” fuqishmit “, me emra e mbiemra me sekserët e tyre, njihen e dihen”, potencoi Kaçaniku. “Jo rrallë lejohet që të eskalojë problemi në ndonjë rast të caktuar në mënyrë që ” ata ta zgjidhin personin e duhur si shpëtimtar e njeri i aftë ” – siç ndodhi me shpronësimin në Hade e Shipitullë. Vlera për t’u shpronësuar atje tanimë është katërfishuar. Këtë kosto të rritur duhet ta paguajë blerësi i fundit i produktit final – qytetari konsumator taksapagues”, theksoi ai. “Sistemi i drejtë- sisë, Gjyqësori e prokuroritë, edhe disa drejtori të PK-së ” nuk duhet t’i hetojnë këto raste”. “Pretendoj se është vonë. Me aftësimin e pavarësimin e tyre të plotë dhe konform Kushtetutës e ligjeve pozitive në fuqi – disa prej tyre duhet të bëhen gati me shpjegime e dëshmi për të gjitha të bëmat dhe ato që nuk i kanë bërë, si dhe për arsyet e mënyrat si ( nuk ) i kanë bërë”, ka sqaruar analisti Kaçaniku.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.