ARKATANA

E RRALLË: Tre shqiptarët e Baselit i përfaqësojnë tri shtete të ndryshme!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Zhegrova është prezantuar te Baseli dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 30
Talenti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka kompletuar transferimin nga Genku te Baseli, shkruan Gazeta Express.

19-vjecari tashmë është prezantuar te klubi zviceran.

Ai i është bashkuar Baselit në formë huazimi për një sezon e gjysmë, deri në edicionin 2019/20, me klubin zviceran që ka bërë të ditur se ka opsionin e blerjes së 19-vjeçarin në qershor të 2020-ës.

Te Baseli, Zhegrova do t’i gjejë dy shqiptarë: Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka.

Interesante është fakti se që të tre lojtarët, ani që janë të një vendi, përfaqësojnë shtete të ndryshme, diçka e rrallë në botën e sportit.

Taulanti mbron fanellën Kuq e Zi, ai është pjesë e Shqipërisë që nga viti 2014.

FIDANISHTJA

Derisa Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetiti, e përfaqëson Zvicrën. Ai ka bërë deri më tani 3 paraqitje me helvetikët dhe ka realizuar një gol.

Atyre tani iu bashkohet një tjetër shqiptar, por që luan për një tjetër shtet, për Kosovën, Edon Zhegrova.

19-vjeçari i talentuar është pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga viti 2018.

Ai ka bërë 6 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.

Xhaka, Ajeti dhe Zhegrova, tre shqiptarë, do të jenë çdo ditë së bashku te Baseli, por jo edhe kur të vjen dita për t’i mbrojtur ngjyrat e shtetit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.