ARKATANA

E jashtëzakonshme, Fisnik Asllanit i rritet vlera për 10 milionë euro në treg

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Fisnik Asllani ishte hero i mbrëmshëm i Kombëtares së Kosovës.

Sulmuesi i Hoffenheimit e shënoi golin e fitores historike të Dardanëve ndaj Suedisë në fitoren 1:0, për t’i afruar Verdhekaltrit me “play-off”-in e Botërorit 2026.

E forma që e shfaqi në këtë fillim sezoni në Gjermani, ku i shënoi 4 gola në Bundesligë, por mbi të gjitha goli i mbrëmshëm me ekipin e Franco Fodës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm, shkruan “Gazeta Express”.

FIDANISHTJA

Faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve – Transfermarkt ia ka rritur sot për plot 10 milionë vlerën kartonit të futbollistit 23-vjeçar.

Nga 19 qershori i këtij viti, vlera e përfaqësuesit kosovar ishte 8 milionë euro, ndërsa prej sot ajo është plot 18 milionë euro, duke e bërë atë njërin prej futbollistëve më të vlefshëm shqiptarë të momentit.

Natyrisht, nëse vazhdon me formë të tillë atij do t’i rritet vlera përsëri… /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.