Komuna e Gjilanit shpall “Qytetar Nderi”, Selami Osmanin, Shukri Sylejmanin, Ekrem Beqirin e Shemsedin Abazin
Gjilan – Asambleja e Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e saj ka nderuar me çmimin më të nderuar “Qytetar Nderi”, katër figurat më eminente në futbollin e Gjilanit.
Ky çmim i nderuar nga Komuna e Gjilanit për katër legjendat e futbollit të Gjilanit, ka dëshmuar se Komuna vazhdimisht është në përcjellje të sportistëve të saj.
Katër personalitetet, Selami Osmani, Shukri Sylejmani ishin kryetar të Dritës dhe KF Gjilanit, si dhe Ekrem Rukoci e Shemsedin Abazi ish-futbollist të njohur në futbollin e Kosovës të cilët ishin pjesë e C.Zvezdës së Gjilanit.
Selami Osmani, ish-kryetar i KF Dritës, është njeriu i cili me punën e tij arriti që skuadrën e Dritës ta ngritë në piedestalin më të lartë në futbollin e Kosovës, të gjitha të arriturat e KF Drita lidhen ngushtë me emrin e ish-legjendës, Selami Osmani – Bezi.
Shukri Sylejmani ish-kryetar dhe donatori kryesor i KF Gjilanit, i cili u themelua në vitin 1995 dha kontribut të jashtëzakonshëm me këtë skuadër duke e formuar në kohën kur shteti i Serbisë kishte shkatërruar çdo gjë të popullit Kosovar.
Ekrem Rukovci ish-futbollist i C.Zvezdës së Gjilanit, Ramiz Sadikut, Dritës e më vonë edhe trajner i “bardh e kaltërve”, Rukovci konsiderohej si njëri ndër mesfushorët më të mirë në Kosovë, gjurmëve të Ekrem Rukovcit ishin edhe dy vëllezërit e tij Beqir e Orhan Rukovci.
Shemsedin Abazi alo e djathtë dhe “tmerri” i portierëve kundërshtarë, karrierën e zhvilloi në C.Zvezda të Gjilanit e njëherit ishte edhe trajner në KF Drita.
Abazi ishte edhe disa herë golashënues më i miri në futbollin e Kosovës./rajonipress/


