ARKATANA

Drita e Gjilani, treg i blerjeve të futbollistëve të konfirmuar e të pakonfirmuar

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, Drita e Gjilani, të cilat luajnë rol të madh në futbollin e Kosovës, në vitet e fundit po sjellin futbollist të dëshmuar e të pa dëshmuar në fushën e gjelbërt, duke i injoruar Shkollat e Futbollit të cilat i kanë këto dy klube.

Është mëkat i madh, kur këto dy klube me renome në futbollin e Kosovës, në shumë raste në formacionin e tyre nuk kanë asnjë futbollist nga qyteti i Gjilanit apo nga shkollat e tyre të futbollit, të cilat i kanë në dispozicion të gjitha kategoritë e tyre dhe për çudi vendosin të sjellin futbollist 30 vjeçar ndërsa ju mbyllet dera talentëve të klubeve të tyre.

Drita që nga fillimi i kampionatit 2018/19, në radhët e saja brenda 6 muajsh ka sjell hiq më pak se 17 futbollist, ndërsa nuk i ka dhënë asnjë mundësi futbollistëve të saj nga Shkolla e futbollit, ndërsa brenda 6 muajsh kanë ardhur në taborrin e “bardh e kaltërve”, trajneri Shpëtim Duro futbollistët, Edvan Bakaj, Arbër Shala, Albin Krasniqi, Zgjim Mustafa, Filonit Shaqiri, Edenilson Bergonsi, Eri lamqja, Betim Haxhimusa e Ricardo Verza ndërsa me të përfunduar stinori vjeshtor mbrapa janë kthyer si jo kualitativ Edvan Bakaj, Edenilson Bergonsi, Eri Lamqja, Ricardo Verza, Ervis Kaja kurse ne huazim janë larguar Viktor Kuka dhe Arbër Shala.
“Bardh e kaltërit”, gjatë afatit dimëror nuk kanë ndejtur duarkryq, ata kanë sjell 8 futbollist në radhët e saj, ata janë: Sadat Berisha, Mario Kirev, Festim Krasniqi, Denis Haliti, Përparim Osmani, Klajdi Burba, Kyrian Nwabueze dhe Drin Govori i cili është huazuar menjëherë.

Tek skuadra e Gjilanit është e njëjta politik ashtu siç është tek rivali i saj Drita, që nga korriku i vitit të kaluar gjerë më tani në skuadrën e Gjilanit kanë ardhur hiq më pak se 19 futbollist, ndërsa mos të harrojmë se skuadra e Juniorëve të Gjilanit ishte kampione e pa konkurrencë në futbollin e Kosovës dhe mjerisht ata futbollist sot kërkojnë klube të ndryshme në Kosovë.

FIDANISHTJA

Rradhët e “kuq e bardhëve” të Gjilanit, nga korriku i vitit të kaluar i kanë përforcu: Endri Magani, Ansi Nika, Brunild Pepa, Ledion Muqaj, Vilfor Hysa, Jefferson Lopes, Trevin Caesar, Mauricio Jose Marinho, Premton Isufi, Armend Halimi, Wilber Perez, ndërsa gjatë afatit dimror skuadra i ka liruar Brunild Pepa, Trevin Caesar, Maurico jose Marinho, Ergon Hyseni, Edon Sadriu, Ledion Muqaj ndërsa në huazim janë dërgu Kujtim Dubova e Altin Aliu.

Duke parë se nuk janë sjell futbollist cilësor brenda 6 muajve, “kuq e bardhët” gjatë afatit dimëror kanë sjellë në skuadër Vilson Lila , Klejdi Koqi, Shpend Asani, Semir Haxhibulliq, Kushtrim Shabani, Fiton Hajdari, Keita Lanzeni Aziz dhe Keita Alasane Raza.

Dy klubet nga qyteti i Gjilanit, duhet më tepër të përqendrohen tek Shkollat e tyre të cilat ju funksionojnë të gjitha kategoritë, t’ju jepet rasti këtyre talenteve për atë edhe janë shkollat në klube për të nxjerr futbollist kualitativ dhe për të mbijetuar klubi, në të kundërtën dy klubet janë të qytetit të Gjilanit por pa futbollist nga qyteti i tyre dhe shkollat e tyre e kjo është shumë për keqardhje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.