Hidromorava

Kelmendi: Për këtë ditë, i kam refuzuar edhe miliona

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ashtu siç ka qenë protagonistja kryesore tash e katër vjet, Majlinda Kelmendi ishte e tillë edhe në mbrëmjen që u shënuar 4 vjetori i pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur, fakti që kam mundur të bëj diçka për vendin tim më bën të lumtur”.

”Kam refuzuar miliona, kam refuzuar oferta nga shtete të ndryshme vetëm për të qenë këtu dhe për të përjetuar këtë ndjenjë. Jam shumë e lumtur që sot gjendem këtu dhe ndoshta jam protagonistja kryesore për pranimin e KOK në KON”, ka thënë Majlinda për Insporti.

Pas një pauze të gjatë për shkak të lëndimeve, ajo është rikthyer fuqishëm.

KKVITI

“Ky vit nuk ka qenë i lehtë, sepse i kam pasur tri operacione për shkak të lëndimit të shpinës dhe gjurit. Jam kthyer para sy muajve, nuk jam në formën e duhur, por shpresoj që shpejt do të jem ashtu siç dua unë për të qenë e gatshme për lojërat evropiane dhe Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm”, ka theksuar Kelmendi.

Ajo është shprehur optimiste për ta mbrojtur medaljen e artë olimpike, por edhe për shumë suksese tjera.

“Nuk besoj që është më vështirë të mbrohet medalja se sa të fitohet, sepse unë tashmë e di si duhet të punohet, ushtrohet, jetohet dhe gjithçka tjetër për të arritur deri te medalja”, ka theksuar Majlinda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.