Hidromorava

Zeneli për fjalët që e lidhin me Fenerbahcen: Është nder i madh për mua

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arbër Zeneli ka folur për interesimin e skuadrës turke, Fernerbahce, për shërbimet e tij.

Sulmuesi 23-vjeçar po kalon në formë të mirë këtë sezon me skuadrën holandeze, Heerenveen.

Përveç kësaj, Zeneli po shkëlqen edhe me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, duke shënuar shumë gola dhe dhënë asistime për bashkëlojtarët.

Paraqitjet e tij të mira me skuadrën dhe Përfaqësuesen kanë bërë që Zeneli të behet emër i lakuar në afatin kalimtar.

Zeneli shënoi het-trik në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Fundamenti

Sipas mediave, Zeneli pëlqehet shumë nga gjiganti turk, Fenerbahce, të cilët kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Për këtë ka folur edhe vet sulmuesi i Kosovës, i cili ka thënë se ka dëgjuar për interesimin e turqve dhe se ky është një nder i madh për të.

“Kam dëgjuar se për shërbimet e mia po interesohet Fenerbahce”.
Ë
“Të lidhet emri im me një gjigant turk është një nder i madh për mua”, ka thënë Arbër Zeneli.

Ndryshe, Zeneli ka shënuar tre gola dhe tetë asistime te Heerenveeni, ndërsa me Kosovën ka shënuar gjashtë herë në 15 paraqitje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.