Hidromorava

Deputeti gjerman: BE duhet t`ua heq vizat kosovarëve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Deputeti nga radhët e Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SDP) në Bundestag, Josip Juratoviq beson se BE do të reagojë për shkak të taksës që autoritetet e Prishtinës vendosën ndaj mallrave serbe.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet t`ua mundësojë liberalizimin e vizave kosovarëve.

FIDANISHTJA

“Procesi i marrjes së vendimeve kërkon kohë dhe në çdo rast, Evropa do të reagojë. Evropa, veçanërisht Gjermania, është e interesuar që Ballkani Perëndimor, t`i bashkohet sepse është pjesë e Evropës”, ka thënë ai për Tanjug, transmeton Klan Kosova.