Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka rikthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Këtë e kanë konfirmuar nga PDK-ja për Ekonomia Online.
Sipas konfirmimit, Kuvendi do të ketë katër javë kohë për shqyrtimin e ligjit, i cili ishte miratuar më 6 tetor 2026.PDK-ja kishte kërkuar nga presidentja që ligji të kthehej në Kuvend, me arsyetimin se rishqyrtimi do të mundësonte plotësimin e disa dispozitave dhe forcimin e sigurisë juridike.
Partia kishte theksuar se kërkesa nuk nënkupton tërheqje nga nisma ligjore, por synon verifikimin përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij.
PDK-ja ka deklaruar se synon që ligji të miratohet sërish brenda pak javësh dhe të hyjë në fuqi pa vonesa të panevojshme.

