KKVITI

Kosova ka mundësi që të luajë ndeshje miqësore me Uellsin e Gareth Bale në mars të vitit 2019

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Uellsi dhe Kosova janë grup me pesë skuadra për kualifikimet në Euro 2020 dhe kanë data të lira për ndeshjet miqësore.

Uellsi është në grup me Kroacinë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Azerbajxhanin, ndërsa Kosova do të përballet me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Për shkak se ka vetëm pesë skuadra në grup, secila kombëtare do të jetë pa një ndeshje në dy nga 10 datat e caktuara të UEFA-s.

Sipas rregulloreve të konkurrencës të Euro 2020 , çdo ekip me një ndeshje të lirë duhet ta mbushë me një miqësore.

Eco Higjiena

BBC ka zbuluar se Uellsi mund të ketë katër kundërshtarë potencialë, ku njëri prej tyre është Kosova.

Ryan Giggs dhe Federata e Futbollit të Uellsit do të diskutojnë kundërshtarët potencialë, Gjermaninë, Danimarkën, Kosovën dhe Serbinë të gjithë të lira për ndeshjen e parë në mars.

Uellsi e pret Sllovakinë të dielën, më 24 mars 2019, por datat e lira i ka për ndeshjen e parë (21 mars 2019) dhe për ndeshjen e gjashtë (8-10 shtator 2019). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.