Ish-futbollisti i Dritës debuton në Superligën zviceran
Superliga e Zvicrës është e ‘mbushur’ me futbollistë shqiptarë. Ata janë gjithmonë vendimtarë në skuadrat ku luajnë.
I fundit që ka debutuar në Superligën zvicerane është 19-vjeçari Leotrim Kryeziu, shkruan albinfo.ch.
Kryeziu ishte transferuar nga Drita e Gjilanit në Lugano. Ai kishte qenë në ekipin e dytë, derisa të dielën debutoi në ekipin e parë.
Futbollisti gjilanas hyri në lojë në minutën e 83-të në barazimin e Luganos 2:2 me Xamaxin.
Ai gjithashtu është pjesë e grupmoshave të Kosovës, ku u dallua dhe u transferua në Zvicër.
https://www.albinfo.ch/ish-futbollisti-i-drites-debuton-ne-superligen-zvicerane/


