Eko Higjiena

Shaqiri shpjegon si mund t’i ndihmojë Liverpoolit ta fitojë Premierligën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mesfushori Xherdan Shaqiri, mendon se përvoja që ka për triumfin në gara të ndryshme do t’i ndihmojë Liverpoolit ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon. Për herë të fundit, Liverpooli e fitoi ligën në sezonin 1989/1990, atëherë kur liga njihej me emrin First Division.

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, me origjinë shqiptare, u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës. Ai u largua nga skuadra e Stoke Cityt, pasi që ata kishin rënë nga Premierliga në Championship, përcjell Gazeta Express.

Shumë gazetarë dhe analistë të sportit kanë thënë se skuadra e Jurgen Kloppit është e vetmja skuadër që mund ta sfidojë atë të Pep Guardiolës, të cilët janë kampionët aktualë.

Edhe pse legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, e ka kritikuar Shaqirin për sjelljen e tij, ky i fundit mendon se ai mund t’i ofrojë Liverpoolit atë që i nevojitet për të triumfuar në Premierligë.

KKVITI

“Qëllimi është që klubi të fitojë tituj, ky është qëllimi i skuadrës sonë. Ne duhet të tentojmë ta fitojmë çdo ndeshje. Pastaj duhet ta largosh nga mendja ndeshjet e kaluar që e ke fituar dhe të mendosh: ‘Në rregull, tani do të shikojmë përpara dhe ta fitojmë ndeshjen e radhës’. Kështu fitohen titujt dhe shpresoj se do ta bëjmë këtë gjë këtë sezon”, ka thënë Shaqiri.

“Pikë së pari, ne dëshirojmë të luajmë futboll shumë të mirë. Por, ne gjithashtu e kuptojmë se jo gjithmonë fiton skuadra që luan më mirë, kështu që ne duhet të mësojmë si t’i fitojmë ndeshjet, kjo është e rëndësishme, dhe si të garojmë me skuadrat e tjera”.

“Si lojtar, unë dua ta shfaq talentin tim. Shumica e lojtarëve veçse më njohin mua nga Premierliga dhe për shkak të Bayern Munichut. Unë kam mjaft shumë përvojë”.

“Kam fituar shumë tituj me Bayernin dhe dua të tentoj t’ia jap këtë përvojë skuadrës së Liverpoolit, që është ende shumë e re në moshë. Për këtë arsye, unë do të tentoj t’i ndihmoj për të fituar tituj”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.