ARKATANA

Në 550 vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit “Skënderbeut” u mbajt shtegu i motoristëve nga Letnica deri në Krujë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”, të hënën është organizuar një aktivitet i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti, me që rast u zhvillua shtegu i motoristëve në një destinacion, duke filluar nga Letnica në Krujë dhe anasjelltas.

Shtegu ka nisur diku rreth orës 9:00 nga Letnica, konkretisht vendi ku Gonxhe Bojaxhiu – “Nëna Terezë”, kishte filluar misionin e saj të paqes dhe dashurisë në botë.

Fundamenti

Në agjendën e këtij shtegu ishte edhe vizita në Prizren tek shtëpia ku është mbajtur Lidhja e Prizrenit, e për të vazhduar në Krujë, tek Muzeut kombëtar i Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Krujë . Për t’iu uruar rrugë të mbarë, në nisjen e motoristëve në qendër të qytetit të Vitisë ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash përgëzoi organizatorët për këtë aktivitet, si dhe falënderoi gjithë pjesëmarrësit e shtegut që i janë përgjigjur pozitivisht këtij organizimi.

Organizimi i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte bërë në bashkëpunim të ngushtë me Klubin e motoristëve “Kastriotët nga Ferizaj”, të cilëve i’u bashkëngjiten edhe Brigada 123 e motoristëve të Suharekës, si dhe ata të Shqipërisë. Shtegu i motoristëve, u cilësua si një nga aktivitetet më të organizuara dhe për këtë, një vend meritor për organizim të mirë ishte koordinimi i Policisë së Kosovës që përcolli në çdo hap shtegun, duke bërë sigurimin e rrugës. Të theksojmë se i gjithë ky rrugëtim i motoristëve u përcollë nga ekipi i Shtëpisë së Shëndetit në Viti me autoambulancë, ku edhe pati një intervenim të një motoristi me të mbërritur në Krujë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.