Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara në Westchester
Shqiptarja Thëllënza Krasniqi ka marrë një detyrë të re në kuadër të Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të Shteteve të Bashkuara, në degën e Westchesterit.
Lajmin e ka bërë publik motra e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur krenarinë për këtë arritje. Ajo ka vlerësuar veçanërisht angazhimin e vazhdueshëm të Thëllënzës në çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe barazinë.
Në urimin e saj, motra e Thëllënzës e ka cilësuar përkushtimin e saj si frymëzues dhe ka theksuar se ndihet veçanërisht krenare për rolin e ri që ajo ka marrë.
Emërimi i Thëllënzës Krasniqi përbën një tjetër hap në angazhimin e saj në fushën e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë.


