UBT

U përurua monografia “Shkolla Normale “Skënderbeu” e Gjilanit – 1959-1974

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në një ambienti të mirë të Universitetit “Kadri Zeka “, në Gjilan, sot, para një numri mjaft të madh të ish mësimdhënësve dhe shkollarëve të Shkollës Normale të Gjilanit, u bë përurimi i monografisë “Shkolla Normale “Skënderbeu” e Gjilanit –(1059-1974), të tre autorëve Shefik Haliti, Ilmi Rexhepi dhe Adem Ademi.

Fillimisht, Tahir Arifi, profesor (moderator) tha se, ajo që na solli gjer këtu, në këtë përurim libri është fakti i botimit të monografisë për Shkollën Normale, e cila vatër e dije, dje, qe një fidanishte apo një Akademi për shkollimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, të cilat, në vonë, si një, i shërbyen institucioneve tona shkollore. “Nga kjo vatër e diturisë dolën me qindra e mijëra arsimdashës, të cilët dhanë fryte të shumta dhe me vlera të pakontestueshme duke i shërbyer popullit dhe vendit”.

Nuhi Rexhepi, profesor dhe redaktor i veprës në fjalë, tha se, përfitoj nga rasti t’ju përshëndes të gjithëve me ma t’madhin nderim dhe me ma t’kthelltat ndjesi, një përshëndetje e veçantë u shkon mësimdhënësve të brezit të parë, dy ish-drejtorëve, që i kemi sot këtu, drejtonin e parë shqiptar të shkollës, Rabit Rexhepin dhe atë të fundit, prof. Hysen Latifin, dhe të gjithë normalistët kudo që janë. “Për t’i takuar njerëzit, duhet një “sebep”, e “sebepi” që na ka bashkuar sot, pas shumë dekadash, dhe jo pa emocione, është kjo monografi që po e përurojmë sot, e autorëve: Prof. Shefik Haliti, Prof. Ilmi Rexhepi dhe Prof. Adem Ademi, të tre nxënës dhe ish profesorë të kësaj shkolle, të cilët pasqyruan në te veprimtarinë Shkollës Normale të Gjilanit në 15 vitet e ekzistencës së saj, vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar, rezultat që janë arritur, rolin e padiskutueshëm arsimor, emancipues dhe kualifikimin e mësuesve nga themelimi e deri në përfundim të misionit të saj”.

N. Rexhepi, profesor dhe redaktor i veprës në fjalë, shtoi edhe këtë se, “nuk ka qenë punë e lehtë e autorëve për t’i hulumtuar, për t’i grumbulluar gjithë ato të dhëna dhe për t’i sistemuar brenda 227 faqeve, sa ka kjo monografi, ku autorët kanë trajtuar problematika të ndryshme, të përmbledhura brenda një strukture homogjene, ku përfshihen: parathënia, historiku i shkollës, shënimet bibliogafike dhe biografike të drejtuesve të shkollës, listat e mësimdhënësve e të maturantëve, literatura dhe shtojca e fundit me disa faksimile e disa fotografi”.

Ai, duke folur për përhapjen e arsimit shqip tha se, përhapja e arsimit dhe e kulturës kombëtare, hapja e shkollave në gjuhën shqipe, ishte një punë shumë e vështirë, ajo ndeshte në pengesa të panumërta, sepse, siç shkruante ideologu i Rilindjes sonë kombëtare, Sami Frashëri: “U bashkuan të gjithë për të ndaluar të shkruarit e gjuhës shqipe, osmanlinj (turq), grekër etj., sado që janë arimkë në mes tyre, i dhanë dorën njëri-tjetrit kuntrë neve: Portë e Lartë, Patrikëri e Fanarët etj., u bashkuan në këtë punë”.

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova u nda nga tri zona: zona italiane, gjermane dhe ajo bullgare, u hapën shkollat e para edhe këtu tek ne, vetëm në zonën bullgare nuk u lejua hapja e shkollave. Pas përfundimit të Luftës së se dytë Botërore, ne shqiptarët fituam statusin e pakicë kombëtare, edhe pse me ritme të ngadalshme, pa infrastrukturë shkollore, pa kuadër mësimor (aso kohe këtë boshllëk e plotësuan rreth 200 mësues që erdhën nga Shqipëria, filloi zgjerimi i rrjetit shkollor fillor, katërklasësh, tetëklasësh e më vonë u hapën progjimnazet, gjimnaze dhe shkolla të mesme profesionale. Ky ishte konteksti shoqëror – politik, më 1959, kohë kur nisi punën Shkolla Normale e Gjilanit e paraqitur më gjerësisht në pjesën e parë të kësaj monografie.

Hidromorava

Por, deri më 1966 puna për shkollën shqipe zhvillohej nëpërmjet pengesash e vështirësish të mëdha, bëhej një luftë për vetëekzistencën, për qenien tonë kombëtare.

Hapja e Shkollës Normale të Gjilanit ishte kurorëzim i përpjekjeve të intelektualëve të paktët të asaj kohe për të krijuar mundësi shkollimi për të rinjtë shqiptarë për të dalë nga terri shumëshekullor”. Ai (N. Rexhepi) shtoi edhe këtë se, “ është kjo arsyeja, që Shkolla Normale ishte djepi që përgatiti disa gjenerata mësuesish, të cilët përhapën dije jo vetëm në Anamoravë e Kosovë Lindore, po edhe më gjerë”.

Jonuz Dërvodeli, profesor dhe ish nxënës i kësaj shkolle, tha se, ky moment solemn më gëzon për faktin se, bëhet fjalë për një vepër që na përkujton kohën kur ishim shkollarë të kësaj vatre të dijes, por na përkujton edhe atë kohë të ndritur të punës që bënim si shkollarë. Por, një vërejtje kam se, ato kohë, ne si shkollarë me vete bartnim mandolinën, një instrument muzikor që na relaksonte për shumë kohë. Sot, në asnjë institucion shkollor eduaktivo-arsimor nuk e praktikojnë këto mjete muzikore. Pra, jemi larg reformave dhe nuk kemi mësues model. Jemi larg nga pedagogjia e didaktika shkollore”.

Në këtë evenimet kulturor folën Rrahman Hajdari, mjek, Shqipe Kastrati, drejtoreshë e Arsimit në Gjilan, Rabit Rexhepi, ish drejtor i parë i shkollë Normale, Isuf Jakupi, e disa të tjerë.

Në fund autori i monografisë Shefik Haliti tha se, më gëzon fakti që ky moment u shënua me një numër mjaft arsimdashës, të cilët e kanë nderuar këtë moment të rëndësishëm në përurimin e monografisë në fjalë dhe autorët e saj. “Nuk di çka të shtoj tjetër, sepse, ato fjalë që u thanë nga parafolësit e mi, janë fjalë miradije dhe fort të rëndësishme. I falënderoj ata që më ndihmuan në botimin e kësaj monografie për ish-Shkollën Normale të Gjilanit, si kryetarin e komunës, z. L. Hazirin, Faton Bislimin e disa të tjerë. Ju faleminderit të gjithëve!/tefik selimi/rajonipress/