Eko Higjiena

Zyrtarët komunal takojnë pronarët e autokombajnave për përgatitjet e korrje shirjeve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Drejtoria për Bujqësi e komunës së Vitisë, ka zhvilluar sot një takim me pronarët e Autokombajnave me të cilët ka biseduar rreth ecurisë së përgatitjeve për fushatën e korrje shirjeve në këtë komunë.

Në ketë takim morri pjese edhe nënkryetari i Komunës Hasan Aliu, i cili i përshëndeti te pranishmit duke vlerësuar punën me aq përgjegjësi që ata kryejnë, në sigurimin e bukës për qytetarët e komunës së Vitisë.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i njoftoi autokombajnerët me çmimin të cilin ketë vit e rekomandon Ministria e Bujqësisë ne nivel te Kosovës, i cili do te jete 100 euro për hektar.

HW

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për dëmet qe janë shkaktuar nga breshri ne kulturën e grurit, ku ka dëmtuar në masë këtë kulturë që do të ndikoj dukshëm edhe në ulje të rendimentit.

Udhëheqësit komunal i kanë kërkuar autokombajnerëve që të bëjnë përgatitjet e duhura, e sidomos të jenë sa më të përgatitur në aspektin teknik të autokombajnave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.