Përzgjedhësi i Irlandës thotë se do të ishte i kënaqur me një barazim ndaj Kosovës
Kombëtarja e Irlandës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes ndaj Kosovës nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi, Heimir Hallgrimson tha se do të ishte i kënaqur nëse do të arrinin një barazim nesër ndaj Kosovës.
“Jo, padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, të gjithë e dimë këtë. I kemi analizuar mjaft mirë dhe i kemi shqyrtuar pikat e tyre të forta, të cilat i kanë shumë. Do të ishim të lumtur të fitonim këtu me një barazim, ndeshja e parë e një turneu. Sigurisht, gjithçka varet nga mënyra se si luajmë. Mendoj se lojtarët janë gati për këtë. Sigurisht, duhet të përqendrohemi në lojën kundër tyre. Kjo është një detyrë e vështirë për momentin. Por kur bëhet fjalë për ndeshjen, do të jemi plotësisht të gatshëm për atë që do të vijë”, tha Hallgrimson.
Kosova përballet nesër me Irlandën nga ora 20:45 në kuadër të Ligës D të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/


