Mobi Casa

Rekomandim për vjeljen, ruajtjen e frutave të arrës

/ 3 minuta lexim
HW

Nga Nehat Salihu – Vjelja e arrës është proces përfundimtar i cili aplikohet pas pjekjes se frutave, vjela bëhet me dorë dhe mënyrë mekanizuar

Pastrimi i arrës pas vjeljes

Heqja e lëvores së gjelbër (gëzhojës), duhet bërë menjëherë pas vjelës, sepse nëse qëndron gjatë, dëmton ngjyrën e guaskës dhe bërthamës.

Nëse moti është pa shi, frutat munden të qëndrojnë pa u pastruar deri 48 orë, nëse ka reshje shiu duhet të pastrohen frutat brenda 24 orëve, sepse frutat e lagur nga reshjet e shiut fillojnë të myken e kalben.

Pastrimi i frutave : mund të përdoret ujë i rrjedhshëm ose makina larëse për arra, për të larguar mbetjet e lëvores.
Pastrimi i frutave të dëmtuara: ndahen frutat e dëmtuara, të mykura etj

Tharja e arrës

Qëllimi: ulja e lagështisë në 8% për t’u ruajtur gjatë.

Mënyrat e tharjes

Natyrale: shtrihen në shtresë të hollë (5–10 cm) në vend me ajrim të mirë, pa rreze të drejtpërdrejta të diellit në kohe 7–10 ditë.

Mekanike: tharëse me ajër të ngrohtë (30–40°C) për 24–48 orë. Kjo metodë është më e kontrolluar dhe ruan ngjyrën e bërthamës.

Kontrolli i tharjes: kur guaska çahet lehtë dhe bërthama ndahet mirë nga guaska, lagështia është e përshtatshme për ruajtjen e arrës.

HW

Ruajtja e arrës

Me guaskë

Magazinë e thatë, me temperaturë 0–10°C dhe lagështi relative 65–70%
Mund të ruhen deri 12 muaj pa humbje cilësie.

Pa guaskë (thelbi)
Ruhet në kavanoza qelqi ose qese hermetike.
Frigorifer: deri 6 muaj.
Ngrirje (–18°C): 1–2 vjet.

Këshillë: shmang kontaktin me dritë, ajër dhe aroma të forta.

Me këto procese të ruajtjes së arrës sigurohet, ngjyra e artë e bërthamës se arrës, çmim i lartë në treg.
Arra është një nga frutat më të pasura me vlera ushqyese dhe përdoret si super ushqim. Për vlerën ushqyese, dobitë për organizmin dhe ruajtjen e arrës kemi paraqit më poshtë shkrimin.

  1. Vlera ushqyese (për 100 g arra të thata, pa guaskë)

Kalori 654 kcal
Proteina 15–16 g
Yndyra të shëndetshme: 60–65 g (shumica janë acide yndyrore të pangopura)
Omega 3 – 2.5 g
Omega 6
Karbohidrate – 13–14 g
Fibrat – 7 g
Vitaminat
Vitamina E, B6, folat

Materiet mineralet:

Magnez, fosfor, kalium, zink, bakër, mangan

  1. Dobitë për organizmin.
    Shëndeti i zemrës – ul kolesterolin e keq (LDL), mbron enët e gjakut.
    Truri – përmbajtja e lartë me omega-3 përmirëson kujtesën dhe funksionin e trurit.
    Imuniteti – vitamina E, zinku dhe antioksidantët forcojnë mbrojtjen e organizmit.
    Pesha trupore – megjithëse ka kalori të larta, ndihmon në ngopje dhe rregullim metabolizmi.
    Diabeti – yndyrnat e shëndetshme stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.
    Kockat – kalciumi, magnezi dhe fosfori ndihmojnë në forcimin e kockave.

Msc i Bujqësisë, Nehat Salihu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.