Prokuroria në Gjilan ngre gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave për vepra të ndryshme penale
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale, përfshirë dhunën në familje, lëndimin e lehtë trupor dhe dëmtimin e pasurisë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjatë veprimeve të saj procedurale janë ngritur gjithsej gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave.
Aktakuzat e ngritura përfshijnë këto vepra penale:
Dhuna në familje – një aktakuzë ndaj një personi;
Lëndim i lehtë trupor – një aktakuzë ndaj një personi;
Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë – një aktakuzë ndaj një personi;
Keqpërdorimi i besimit – një aktakuzë ndaj një personi;
Vjedhje e shërbimeve – një aktakuzë ndaj një personi;
Shpërdorimi i pasurisë së huaj – një aktakuzë ndaj një personi.
Prokuroria nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat konkrete të rasteve dhe identitetet e personave ndaj të cilëve janë ngritur aktakuzat.
Ngritja e aktakuzës shënon vazhdimin e procedurës penale, ndërsa përgjegjësia penale e të akuzuarve duhet të përcaktohet nga gjykata me vendim të formës së prerë./rajonipress/


