Fundamenti

Kamenica synon të promovojë potencialet dhe mundësitë për investime në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kamenica do të jetë pjesë e një konference promovuese për potencialet ekonomike, projektet dhe mundësitë për investime në Anamoravë. Për këtë çështje është diskutuar në një takim mes kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Në takim, ku morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Edon Dërmaku, dhe përfaqësues të tjerë të OEK-ut, u diskutua për përfshirjen e Kamenicës në konferencën që pritet të organizohet në bashkëpunim me komunat e tjera të Anamoravës.

Sipas të pranishmëve, qëllimi i konferencës është promovimi i potencialeve të rajonit dhe prezantimi i projekteve konkrete para investitorëve potencialë, si dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim ekonomik.

Kryetari Kadri Rahimaj e ka vlerësuar iniciativën si një mundësi për të prezantuar projektet dhe asetet e Kamenicës. Ai ka përmendur ndër të tjera Liqenin e Busavatës, Parkun e Aventurave, Stadiumin e Atletikës dhe zonën e Bahçes, për të cilën, sipas tij, komuna ka hartuar master-plan për zhvillimin e saj.

ARKATANA

Rahimaj ka theksuar gjithashtu se komuna posedon projekte të zhvilluara, projekte në procedurë, master-plane dhe studime fizibiliteti, përfshirë edhe atë për shtigjet malore të ecjes.

Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se konferenca synon të nxjerrë në pah potencialet e komunave të Anamoravës dhe t’i promovojë ato edhe tek investitorët e huaj.

Konferenca po organizohet në bashkëpunim me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ndërsa sipas Rafunës, pas përfundimit të saj synohet edhe publikimi i një botimi të veçantë që do të përmbledhë potencialet dhe mundësitë e komunave të Anamoravës.

Në përfundim të takimit, përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës dhe Odës Ekonomike të Kosovës u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve për pjesëmarrjen e Kamenicës në konferencën promovuese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.