Uji Dea

Rrenat dyshifrore harrohen, ekonomia në udhëkry

/ 4 minuta lexim
HW

Fushata elektorale mbeti pas, ndërsa bashkë me të do të harrohen edhe premtimet e bujshme ekonomike. Koha do të tregojë se të gjitha premtimet për rritje dyshifrore ekonomike do të dalin se ishin vetëm një gënjeshtër e spektrit politik kosovar, e asgjë më tepër.

Qeveria e re do të sfidohet nga monopolet, kontrabanda, lidhjet mafio-politike

Fushata elektorale mbeti pas, ndërsa bashkë me të do të harrohen edhe premtimet e bujshme ekonomike. Koha do të tregojë se të gjitha premtimet për rritje dyshifrore ekonomike do të dalin se ishin vetëm një gënjeshtër e spektrit politik kosovar, e asgjë më tepër.

Analistët thonë se qytetarët tanë nuk pritet që ta shohin këtë rritje ekonomike as në ëndërr, sepse ata janë duke u përballuar me kapje dhe zhvatje të tillë të shtetit, që po bëhet përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit, pastaj evazionit dhe kontrabandës. Sipas analistëve, vlerë- sohet se në një shtet ku konkurrenca e lirë po mbytet nga monopolet e lidhura me politikën, është shumë e logjikshme që nuk ka një ardhmëri ekonomike.

Eksperti i ekonomisë dhe ligjëruesi universitar, Muhamet Sadiku, thotë se premtimet për një rritje dyshifrore ekonomike janë të karakterit politik, ekonomik dhe social. “Në Kosovë duhet pasur kujdes gjatë premtimeve. Është mirë që premtimet të gjenerohen nga programet e partive politike”, u shpreh ai.

Pa shtet ligjor, nuk ka zhvillim

ARKATANA

Sipas Sadikut, premtimet sociale, subvencionet, pagat, ndihmat sociale duhet të ballafaqohen me realitetin ekonomik. “Diçka mund të bëjë, rishpërndarjë, por jo çdo gjë. Politikat, që stimulojnë zhvillimin e sidomos produktivitetin kombëtar, mund të sjellin mirëqenie më afatgjate”, ka thënë ai. “Tani ka kaluar koha e votave, por është shqetësuese numri i madh i votave të pavlefshme. Siç duket, kyynumër nuk ka treguar interesim për premtime”, potencoi Sadiku. “Mbetet që partitë në pushtet më në fund të fokusohen në forcimin e shtetit ligjor, stimulimin e investimeve të brendshme dhe të jashtme, të qeverisin mirë, t’i kuptojnë shqetësimet e qytetarëve, të masin suksesin e vet me produktivitet kombëtar dhe të rrisin shpenzimet sociale. Ngase, pas të gjithave duhet të qëndrojë një ekonomi efikase dhe shtet ligjor”, është shprehur ai.

Askush nuk do të investojë këtu

Analisti Ragip Guraziu tha se kemi një klasë politike që di vetëm të mashtrojë. “Njerëzit në këtë vend dhe biznesmenët e huaj nuk investojnë në Kosovë, ku kanë humbur besimin dhe për shumë po dështojmë me ekonominë dhe kjo do të ndodhë edhe viteve në vazhdim edhe më qeverinë dhe institucionet e tjera të Kosovës, deri sa politika e ka ngulfatur ekonominë e Kosovës që 18 vite me radhë”, theksoi ai. “As vetë nuk ia kanë idenë çfarë të premtojnë. Është qesharake, po gjatë kësaj fushate, të gjitha partitë politike na premtojnë ato gjëra, që janë premtuar sa herë janë afruar fushatat elektorale”, vlerëson analisti Guraziu.

Ai thotë se të gjitha këto premtime, janë gënjeshtra qesharake. “Është kjo arsyeja e vërtetë, pse janë braktisur nga populli dhe mitingjeve të tyre u afrohen vetëm pak militantë, që ua ka zënë rrota bishtin se janë militantë. Bile duan të ndihen të tillë”, ka potencuar ai.

Shteti të ulë taksat

Bankieri Milazim Abazi tha se marrë parasysh prapambetjen e thellë ekonomike për vite të tëra, me një qeveri të re, me orientim të djathtë dhe me një kryeministër të vendosur dhe të orientuar miqësisht ndaj biznesit, Kosova mund të arrijë që të ketë një rritje ekonomike vjetore dyshifrore. Por, sipas Abazit, për ta arritur këtë stad për këtë qëllim, përveç të tjerash, duhet që të sundojë rendi dhe ligji, të ulen taksat e jo të rriten siç ndodhi me qeverinë në ikje. “Kosova duhet të bëhet vendi më konkurrent në rajon në të gjitha aspektet për të joshur investitorët e huaj. Investimet strategjike duhet të orientohen në fushën e prodhimit dhe të eksportit, në mënyrë që të përmirësohet bilanci tregtar i Kosovës”, potencoi ai. Bankieri Abazi vlerëson se kjo mund të arrihet edhe duke përshpejtuar vendimmarrjet në aktivizimin e ‘Trepçës’ dhe në ndërtimin e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë elektrike nëpërmes partneritetit privato-publik, e jo nga buxheti i shtetit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.