Fundamenti

Kadriu: Nuk e ndryshuam trasenë e autostradës Prishtinë – Gjilan

/ 2 minuta lexim
HW

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një konferencë për media ka folur për autostradën e Gjilanit e cila në ditët e fundit ka qenë e diskutuar në medie, e sidomos deklaratat e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit i cili tha se Haradinaj e ka ndryshuar trasenë e kësaj autostrade.

“Në aspektin politik ne si Ministri e Infrastrukturës nga momenti i parë kemi dashtë që çdo kush që ka interesa të veta personale të mos ndikojë në ndërtimin e rrugëve në Kosovë. Obligimet dhe ndërtimin e kësaj autostrade e kemi gjet në një pozicion në gjysmë sepse vetëm projekti ka qenë i përfunduar. Ne i kemi marr masat sepse realisht autostrada e Gjilanit ka qenë e nevojshme dhe ka qenë kërkesë e qytetarëve”, tha Kadriu, shkruan Ekonomiaonline.

HW

“Pal Lekaj nuk e ka prekë këtë projekt e kemi gjet të tenderuar. Pal Lekaj edhe Ramush Haradinaj e kanë shty këtë projekt sepse kanë dashtë që edhe Anamorava të jetë pjesë. Autostrada e Gjilanit po lidhet me tri autostrada tjera”.

Ai është shprehur se nuk është në dijeni për raportet që i ka pasur Pacolli me ish-ministrin e kaluar të infrastrukturës por nëse ka diçka le të drejtohet për tek ata dhe se është problem i Pacollit nëse largohet nga koalicioni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.