Eko Higjiena

Bizneset e Vitisë kërkojnë zgjidhje për furnizimin me energji, Komuna dhe DHTIK zotohen për bashkëpunim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK), ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit, ku në fokus ishin sfidat me të cilat përballen operatorët ekonomikë dhe mundësitë për avancimin e sektorit privat në këtë komunë.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili vlerësoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me bizneset dhe theksoi gatishmërinë e institucioneve lokale për të mbështetur zhvillimin ekonomik.

“Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të jetë partner i bizneseve dhe të punojë së bashku me ta për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim ekonomik, investime dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, deklaroi Haliti.

Në emër të DHTIK-së, takimit iu drejtua Skender Krasniqi, kryetar i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, i cili nënvizoi rëndësinë e takimeve të drejtpërdrejta me komunitetin e biznesit nëpër komunat e Kosovës.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e bizneseve vitiase paraqitën një sërë shqetësimesh që, sipas tyre, po ndikojnë në veprimtarinë e përditshme dhe në zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve.

Uji Dea

Një nga çështjet kryesore të ngritura ishte mungesa e linjës së energjisë elektrike në Zonën Industriale në Budrikë, ndërsa shqetësim tjetër u paraqitën edhe ndërprerjet e planifikuara të furnizimit me energji gjatë ditëve të punës.

Bizneset theksuan se ndërprerjet e energjisë ndikojnë drejtpërdrejt në proceset e punës, prodhim dhe funksionimin e rregullt të aktiviteteve ekonomike, duke kërkuar që këto çështje të adresohen përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe akterëve përgjegjës.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për forcimin e dialogut ndërmjet Komunës së Vitisë dhe komunitetit të biznesit, si dhe për identifikimin dhe adresimin e problemeve konkrete që pengojnë zhvillimin ekonomik.

Institucionet dhe përfaqësuesit e biznesit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, me synim krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investime, rritjen e aktiviteteve ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.