ARKATANA

Vazhdon ngritja e çmimeve të derivateve, paralajmërohet rritje e inflacioni

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Raketat ranë mbi Iran, e ndikimi i konfliktit atje u ndje menjëherë në Kosovë. Kjo pasi me të filluar luftimet në Iran, naftëtarët nisën t’i ngrisin çmimet.

Të hënën ato të naftës silleshin rreth 1,25 euro për litër, të martën rreth 1.30 euro.

Sipas Nagip Skenderit, profesor i ekonomisë situata është keqpërdorur.

“Keqpërdorimi jo vetëm gjatë luftës në Ukrainë po edhe gjatë trazirave tjera globale keqpërdorimi është bë menjëherë nga tregtarët duke i ngrit çmimet. Kështu që do të ishte mirë që institucionet me qenë sy çelur në këtë veprim, me I përcjellë çmimet dhe tregun në përgjithësi. Pasojat e ngritjes së çmimit të naftës vërehen menjëherë në konsumin e përgjithshëm sepse mezi presin tregtarët që të ketë ndonjë lëkundje e parashikuar respektivisht e planifikuar që ata ti ngrisin çmimet dhe këto kanë bë që viteve të fundit të kemi një mos rezistencë”, ka thënë Nagip Skenderi, profesor i ekonomisë

Në rast se luftimet vazhdojnë për më shumë se një muaj, njohës të fushës paralajmërojnë çmime edhe më të larta të derivateve, e bashkë me to pastaj edhe të shërbimeve e produkteve tjera.

“Nese ndalet mos furnizimi nga ngushtica atëherë pritet një inflacion global, por nese skenari është që të ndalet dhe të shihet me alternative tjera të furnizimeve, atëherë mendoj që do të ruhet ekonomia globale nga këto ndikime”, shtoi Skenderi.

Ngritja e çmimeve me të filluar luftimet, ka ngritur dyshime për keqpërdorime.

FIDANISHTJA

Nga Ministria e Industrisë kanë thënë për RTK-në se inspektorati qendror i mbikëqyrjes së tregut ka intensifikuar inspektimet në teren.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar inspektimet në terren, gjatë gjithë javës, madje edhe sot me ekipe në terren. Kjo mbikëqyrje do të vazhdojë në mënyrë intensive dhe përgjatë ditëve në vijim, ku do të hartohen edhe raporte në baza ditore të inspektimeve në terren ndaj operatorëve ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës me fokus tek çmimet” është thënë nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut .

Mirëpo, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thonë se zhvillimet në lindjen e mesme do t’i rrisin shpenzimet e prodhimit për bizneset.

“Lufta ndikoi indirekt në rritjen e çmimeve të produkteve tjera të cilat afektohen jashtëzakonisht shumë në vendin tonë, edhe te ky rast fazat e para që u panë është te ndikimi I rritjes së çmimit të naftës, urojmë që të kaloj kjo krizë sa më shpejt dhe të mos zgjatë sepse mund të ketë edhe efekte tjera të cilat për momentin nuk mund të paragjykojmë por që rreziku është i madh”, Skënder Krasniqi, drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Për shkak të varësisë nga importi, krizat në botë disa herë kanë ndikuar në ngritjen e inflacionit në vend.

Me të nisur luftimet në Ukrainë, çmimet e derivateve ishin ngritur në Kosovë, teksa pas tyre edhe ato të shërbimeve e produkteve ushqimore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.