United Hospital

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

/ 2 minuta lexim
HW

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve të fundit kanë humbur jetën mbi 160 persona.Ky sektor vlerësohet si më i rrezikshmi për sigurinë e punëtorëve.

Për shkak të mosrespektimit të ligjit dhe masave mbrojtëse, Inspektorati i Punës ka shqiptuar mbi 1,700 gjoba.

Me dhjetëra punëtorë, vit pas viti, humbin jetën në vendet e tyre të punës në Kosovë. Në vitin 2025 u evidentuan 19 raste me fatalitet, 11 prej të cilave në sektorin e ndërtimtarisë.

Përkundër përpjekjeve për përmirësimin e kushteve, sektori i ndërtimtarisë dhe fusha të tjera të industrisë vazhdojnë të jenë ndër më të rrezikshmet për sigurinë dhe jetën e punëtorëve.

FIDANISHTJA

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, Vesel Zhinipotoku, tha për RTK-në se gjatë inspektimeve është konstatuar mungesë e masave të sigurisë dhe e obligimeve të tjera në vendpunishte ndërtimore. Subjektet që nuk kanë zbatuar ligjin janë gjobitur.

Inspektorati Qendror i Punës, bazuar në planin e punës, realizon në vazhdimësi inspektime duke u mbështetur në vlerësimin e rrezikshmërisë, me prioritet sektorin e ndërtimtarisë si sektor me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë vitit 2025 janë shqiptuar 1,747 masa ndëshkimore ndaj subjekteve që kanë shkelur dispozitat e legjislacionit që mbikëqyret nga IQP.Sipas Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe atyre të sektorit privat, për tetë vjet mbi 160 persona kanë humbur jetën në vendin e punës.

Nga kjo sindikatë shprehen shqetësime për kushtet në të cilat punojnë shumë punëtorë. Për shkak të natyrës së punës, të rrezikuar mbeten edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.Ndërkohë, pronarë të kompanive ndërtuese kanë deklaruar se kushtet e punës janë përmirësuar, bashkë me to edhe pagat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.