ARKATANA

Kosova vazhdon të jetë e varur ekonomikisht nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një dekadë pas shpalljes së pavarësisë Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë.

Sipas Bankës Botërore të ardhurat mesatare për frymë në Kosovë llogariten në 10 mijë dollarë amerikanë, të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse.

Ky është niveli më i ulët në Ballkan, që pasohet nga Shqipëria me 11 mijë e 500 dollarë për frymë. Kjo I bën dy shtetet shqiptare më të varfrat e Ballkanit dhe Europës, ndërkohë që ekonomitë e tjera fqinje kanë një nivel të ardhurash që varion nga 12 mijë deri në 18 mijë dollarë për frymë.

Uji Dea

Prapambetja ekonomike e Kosovës është rezultat edhe i luftës me Serbinë, shtetit nga i cili ajo fitoi dhjetë vjet më parë, pavarësinë për t’u vetë qeverisur, por nga i cili mbetet ende shumë i varur ekonomikisht.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Kosova ble çdo vit 450 milionë euro mallra nga Serbia dhe i shet asaj vetëm 48 milionë euro. Pra vetëm përmes tregtisë, Kosova i jep çdo vit Serbisë 400 milionë euro neto, shtetit që vetëm një dekadë më parë shtypte lirinë e saj, shkruan TCh.

Lidhjet ekonomike të Kosovës me Serbinë janë dukshëm më të forta se sa ato me Shqipërinë. Sot Kosova importon nga Serbia 3 herë më shumë se sa ble në Shqipëri, një hendek, i cili përveç faktorëve ekonomikë, është dëshmi e dështimit politik të dy shteteve shqiptare për të integruar ekonomitë e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.