Eko Higjiena

Ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa zona të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Disa zona të Komunës së Gjilanit do të përballen me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, për shkak të punimeve të domosdoshme për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit të furnizimit me energji elektrike.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen në kuadër të mirëmbajtjes preventive, pastrimit të trasesë, testimit të mbrojtjes rele, si dhe punimeve të realizuara nga palë të treta sipas projekteve elektrike të aprovuara.

Ndërprerja në Lladovë

Nga NS 35/10 kV Lladovë do të ndërpritet dalja 10 kV J04 Parteshi, me kod 61066004, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Ndërprerja do të prekë këto zona: Budrikë e Epërme, një pjesë të Budrikës, Cërnicë, një pjesë të Livoçit të Ulët, Nasalë dhe Partesh.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes është mirëmbajtja preventive dhe pastrimi i trasesë.

Punime në rrjetin e Gjilanit 1

Nga NS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërpritet dalja 10 kV J18 Industriali, me kod 60062018, nga ora 11:00 deri në 12:00.

Ndërprerja do të përfshijë disa pika dhe transformatorë përgjatë rrugës së Bujanovcit, përfshirë TS-Elmaku, Vali-Ahmeti, MB-Agro-Hemerci, TS-Privat-Xhevat Bunjaku, TS-Tafa Petroll-TS-Pro.Eng.Com., TS-RemiPetroll, TS-Kosova.Comerc. {Xhelali}, TS-Evropa, TS-Mb.Progresi, TS-TS.Muja-Bunari, TS-MB Gezimi, TS-TS-Kroni dhe Hib Petrol.

Arsyeja e ndërprerjes është testimi i mbrojtjes rele.

Po në kuadër të punimeve nga NS 110/35/10 kV Gjilani 1, dalja 10 kV Albi Mall, me kod 60062020, do të ndërpritet nga ora 12:00 deri në 13:00.

UBT

Gjatë kësaj periudhe, pa energji elektrike do të mbetet Albi Mall, ndërsa arsyeja e ndërprerjes është gjithashtu testimi i mbrojtjes rele.

Ndërprerje edhe në zonën e Valon Titanit

Nga e njëjta nënstacion, dalja 10 kV J21 Valon Titan, me kod 60062021, do të ndërpritet nga ora 13:00 deri në 14:00.

Ndërprerja do të prekë Banesat Valoni Titan, objektin banesor Ramiz Thaqi, NTP Interkom, Banesat Vëllezërit Borovci dhe Banesat Swiss Invest.

Edhe në këtë rast, punimet kanë të bëjnë me testimin e mbrojtjes rele.

Punime nga pala e tretë

Ndërkohë, në kuadër të punimeve nga pala e tretë në NS 35/110 kV Gjilani IV, nga dalja 10 kV TS 20 do të ndërpritet NS 10/0.4 kV Shtypshkronja, me kod 60063014020.

Ndërprerja është planifikuar nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe do të prekë zonën e Shtypshkronjës dhe një pjesë të rrugës Faruk Bardhi.

Arsyeja e ndërprerjes është realizimi i punimeve sipas projektit elektrik të aprovuar.

Punimet e planifikuara synojnë mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemit të furnizimit me energji elektrike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.