Hidromorava

Albini i rrezikshëm, shkeli parimet për pushtetin

/ 11 minuta lexim
ARKATANA

Duke analizuar rreth një dekadë të funksionimit dhe veprimit të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, e themeluar nga lideri i saj, Albin Kurti, fillimisht si Lëvizje qytetare deri në transformimin apo konvertimin në parti politike, analistët vërejnë se ka qenë pikërisht ish-lideri i VV-së, i cili nga lakmia e madhe për pushtet, pa zgjedhur mjete e metoda, e ka degraduar subjektin aq sa është degraduar edhe vetë.

DIKUR NUK E NJIHTE REPUBLIKËN, SOT E HARROI EDHE BASHKIMIN KOMBËTAR

Guraziu: Partia e Albin Kurtit u bë pjesë e klanit ‘Pronto’ dhe bashkëpunimi i Shpendit me Devollët po lë të kuptojmë se qeverisja e Prishtinës ka rënë në duart e Devollëve

“Albin Kurti dhe VV-ja jo vetëm kanë degraduar, por dhe janë shitur komplet tek islamistët që kanë para shumë!… Ky do të ishte mendimi im i përkufizuar, edhe pse ka shumë për t’u thënë, për karakterin jo rrallë edhe cinik e kontrovers të Albin Kurtit, i cili dikur ishte edhe zëdhënës legal i “luftës”, midis Prishtinës, por në luftë nuk u pa kurrë… “, thekson analisti politik, Gani Qarri.

Duke analizuar rreth një dekadë të funksionimit dhe veprimit të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, e themeluar nga lideri i saj, Albin Kurti, fillimisht si Lëvizje qytetare deri në transformimin apo konvertimin në parti politike, analistët vërejnë se ka qenë pikërisht ish-lideri i VV-së, i cili nga lakmia e madhe për pushtet, pa zgjedhur mjete e metoda, e ka degraduar subjektin aq sa është degraduar edhe vetë.

Kjo për faktin pasi që partia e tij, sipas analistëve, me qeverisjen e Prishtinës, u bë pjesë e klanit ‘Pronto’ dhe realisht po duket se është në duart e Devollëve. Degradimi shkon edhe më tutje, duke synuar pushtetin lideri shpirtëror i VV-së përdori edhe gazin lotsjellës, keqpërdori rininë duke i përdorur si mjet për dhunë, derisa ai gjatë kësaj fushate, vetëm për të marrë vota sa më shumë, u deklarua publikisht për mbulesën e vajzave shqiptare me shami. Tanimë po shihet qartë se Kurti pa u hutuar ka hequr dot edhe nga platforma bazë me të cilën u ngrit si lider i ri, e që ishte platforma programore e bashkimi kombëtar, e harruar në paraqitjet e tij në fushatat zgjedhore, derisa me angazhimin për çështjen e shamisë ai po duket se ka kaluar në taborin e islamistëve, të cilët përkundër faktit se aktualisht janë kthyer në brengën më të madhe botërore, Kurti vihet në anën e tyre. Sipas analistëve politikë, po shihet hapur që Kurti në luftën me çdo mjet e metodë për pushtet po i ndërron qëndrimet sa herë t’i tekët, vetëm për ambiciet elektorale, duke u shndërruar në një kloun politik. Një figure të tillë kontroverse, analistët politikë thonë se i duhet një ndëshkim dhe jo shpërblim qytetar, ata duhet t’i thonë stop me votën e tyre në zgjedhjet e 11 qershorit.

Përqafim islamik për vota

Analisti politik, Gani Qarri, thotë se Albin Kurti dhe VV-ja jo vetëm kanë degraduar, por dhe janë shitur komplet tek islamistët që kanë para shumë! “Përndryshe, është e pakuptueshme se si një mini- enveristo-komunist si Albin Kurti, i martuar me një pjesëtare të një besimi krejt tjetër fetar, që nuk ka fare të bëjë me “myslimanizëm” as shamia (mbulesë islamiste) dhe banore e një shteti krejt liberal skandinav si Norvegjia, ku publikisht dhe fuqishëm hidhet poshtë çfarëdo forme mbulese dhe kufizim lirie personale e femrave, pa arsyet e lartë cekura si fushata zgjedhore dhe nevojat e pambuluara financiare të VV-së, nuk ka si të jetë aq i dhënë pas shamive dhe mbulesës së femrave shqiptare, gjë që në raste si këto, sjellje të tilla (pa interesa financiare), bien në sy shumë lehtë, ngase vërtet janë tejet atipike, për një demagog marksisto-leninist si Albin Kurti, i cili madje edhe në një shtet laik, me ligjet e të cilit është qartë e ndarë feja nga shteti, ai të bëjë pjesë të fushatës zgjedhore shamitë dhe mbulesën e femrave shqiptare”, tha Qarri.

Ai pohon se sado që ndokush mund të arsyetohet me faktin se ai edhe në intervistat e mëhershme është deklaruar ngjashëm për këtë çështje, në realitet kjo jep të kuptohet se kontaktet e tij me islamistët dhe premtimet e tyre për mbushjen e arkës së shterur të VV-së, nga ana e tyre, në pragun e fushatës zgjedhore vetëm sa janë forcuar, me kusht që ai të detyrohet ta fusë këtë temë edhe si pjesë të fushatës së zgjedhore të tij dhe VV-së. “Ky do të ishte mendimi im i përkufizuar, edhe pse ka shumë për t’u thënë, për karakterin jo rrallë edhe cinik e kontravers të Albin Kurtit, i cili dikur ishte edhe zëdhënës legal i “luftës”, midis Prishtinës, por në luftë nuk u pa kurrë, e në anën tjetër në demonstratat e dhunshme të para disa vite në Prishtinë, me “yryshllëkun” e tij komunist, pa i menduar mirë pasojat e mundshme, flijoi tragjikisht edhe jetët e dy të rinjve të pafajshëm, si Arben Xheladini e Mon Balaj, kujtimet për të cilët pothuajse po mbulohen nga hija e harresës, rast i cili duhet t’u shërbejë shqiptarëve si argument për mospërsëritjen e mundshme të ndonjë demonstrate të nxitur edhe për shamia, të cilat mund të përfundojnë me fatkeqësi të tilla, nëse Albin Kurti nuk ndërpret përfundimisht marrjen me avaze të çmendura, sado shtrenjtë që ato mund të paguhen nga vahabistët”, tha analisti Qarri.

FIDANISHTJA

VV-ja e okupuar dhe e shitur

Analisti Reshat Badallaj ka kohë që pikërisht në gazetën “Kosova Sot” ia ka tërhequr vërejtjen Kurtit në një opinion të tijin, duke i thënë: “Mos luaj bisht, Albin Kurti!”. “Kam shkruar në gazetën ‘Kosova Sot’ dhe kjo po vërtetohet, sepse Albin Kurti luan bisht vetëm për të ardhur në pushtet. Për të mashtruar masën popullore Albin Kurti kërcen si korb shëtitës, degë në degë. Albini filloi në cepin e setrës së tij në anën e majtë e vuri një shqiponjë të vogël, pastaj duke luajtur me kartën e flamurit kuqezi, bashkimin kombëtar, ndarjen e Mitrovicës, Kosovën Lindore, por tani kurrë nuk i përmendi, nuk ju dëgjua zëri, i humbi ata… se dikush ia ngrehu veshin dhe se e pranoi flamurin që nuk ka fare histori, atë si korneta e akullores, ku yjet simbolizojnë aty edhe serbianët dhe jo vetëm këta… Albin Kurti për të ardhur në pushtet nuk kursen asgjë. Shante prapë e mbarë dhe në jemi dëshmitarë të kohës që Albin Kurti është ndër shkaktarët kryesor që Kosova mbeti gjashtë muaj pa institucione”, tha Badallaj. Sipas tij, partia e themeluar nga Kurti, dikur si Lëvizje, tani është okupuar, apo mbase nënshkruar, është blerë nga Devollët. “Kurti dhe ata aty rrotull u bënë ortakë me bandën mafioze serbiane që deshi t´i vrasë miliona shqiptarë me urdhra serbe, bile duke i krahasuar me shtazët shqiptarët, e që quhen DEVOLLI, njëkohësisht është ulur edhe në bishtin e KLANIT ‘PRONTO’. Banda serbiane DEVOLLI, që e ëmbëltoi Shpend Ahmetin në jahtin e tij milionësh për t’i shtuar ymrin ‘Vetëvendosjes’, takohen në natën plot errësire larg tokës, në ujërat serbiane. Dhe, kjo vërtetohet se janë të përfshirë e gjithë partia aty”, tha Reshat Badallaj. E nga lakmia për pushtet, duke përdorur dhunën, sipas Badallajt, Kurti u dëshmua edhe në Kuvend gjatë mandatit të fundit. “Në Kuvend përdorte gazin dhe në anën tjetër bënte selfie me ata që shitnin tokat e Kosovës. Për të mbledhur dhe mashtruar popullin, ky përkrah edhe gratë të mbulohen me ferexhe, se nuk e ka ai për diçka tjetër”, ka potencuar Badallaj.

Metamorfoza e liderit

Edhe analisti Faton Mehmeti vlerëson se me konvertimin e ‘Vetëvendosjes’ nga lëvizje në parti, bashkë me të u konvertua edhe Albini nga lider në politikan. “Lider do të thotë të kesh parime dhe të përbëhesh brenda tyre, ndërsa politikan do të thotë mos të kesh parime, por pazare dhe premtime, vetëm sa për vota. Rreth qafës së tij Albini vuri kollaren, ndërroi imazhin dhe llafet. Predikimi biblik qe një i penduar të pastrohet me ujin e pastër për t’u kthyer në “njeriun e Zotit”, ka ngjashmëri me narracionin e lajtmotivit të Albinit. Të rrallë ishin ata që mendonin se Albini nuk do të ndryshojë kurrë, qoftë nga gjuha e tij për thirrje për bashkim, të cilën nuk po e përmend fare në këto zgjedhje, ashtu edhe injorimi i flamurit kombë- tar në sakon e tij. Mund të duken aspekte simbolike këto, por që tregojnë një gjë, se Albini nuk është me ai që ishte”, potencoi ai.”Metamorfoza në rastin e Albinit mund të ketë dy këndvështrime: ose Albini doli në fytyrën e tij të vërtetë, ose u transformua për t’iu përshtatur rregullave të shtetit. Qoftë njëra qoftë tjetra shpërfaqin një gjë të vetme – krizën e të qenët parimor”, tha Mehmeti.”Përflitet për lidhje me Devollët, pastaj flirtimi me ekstremistët islamë, ngrehin shumë shqetësime për figurën e vërtetë të Albinit dhe VV-së. Për më tepër paqartësia, pasiguria që krijon kjo forcë politike është kosto e lartë dhe e rrezikshme për t’u sprovuar, qoftë një herë të vetme”, është shprehur Mehmeti.

Kryeministri i ardhshëm të mos jetë vegël e oligarkëve

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, thotë se dëshiron të besojë që të gjitha këto ndryshime janë të përkohshme, të karakterit elektoral, që ndodhin te shumica e politikave. “Është fushatë dhe fushata nuk ka për kandidatët asnjë kufi premtues. Subjektet politike dhe kandidatët, sidomos ata për kryeministër, kanë për detyrë, kuptohet, të paraqesin vetëm të vërtetesën, por në gjendjen që jemi dhe për momentin që e kalojmë kandidatët për kryeministër janë të preokupuar me të dhëna të ndryshme dhe lidhje informale, qoftë edhe me oligarkët dhe kriminelët, vetëm e vetëm që të fitojnë në votë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai tha se në fushatën aktuale i kemi tre kandidatë për kryeministër, që janë tërësisht me karakteristika dhe pikëpamje të ndryshme politike dhe ideologjike, madje edhe për ndërtim të shtetit. “Por, kjo është normale, përndryshe nuk është fushatë, e keqja është nëse kandidatët shndërrohen në vegla të oligarkëve dhe kriminelëve, ose të armiqve dhe bëhen spiunë të forcave reaksionare dhe antishqiptare, sikurse janë Rusia, Serbia, madje edhe shumë forca të tjera në Evropë dhe në Ballkan”, tha Kelmendi.

Prandaj, ai thotë se tani është momenti kyç kur qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të votojnë kandidatin që ka vlera historike, në të kaluarën që ka dëshmuar për besnikëri dhe që ofron zgjidhje të problemeve që i ka vendi. “Në këtë anë mendoj në RAMUSH HARADINAJ është i vetmi kandidat i kapshëm dhe që premton zhvillim ekonomik, zgjidhje të problemeve sociale, deri edhe ato territoriale dhe nacionale e shtetërore. Le të shpresojmë në më të mirën”, tha Muhamet Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.