UBT

Baraliu: Rezultati i VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit është ndëshkim i qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Profesori Mazllum Baraliu ka vlerësuar se rezultati zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit përbën, sipas tij, një “ndëshkim të qytetarëve” ndaj kësaj partie.

Sipas Baraliut, qytetarët kanë vlerësuar se VV-ja ka tejkaluar pritjet politike dhe ka ndjekur qasje makiaveliste në përpjekjet për maksimalizim të pushtetit.

“Qytetari e ka ndëshkuar, sepse populli thotë: kur mundohesh të hash shumë, të dhemb barku. Pra, nëse dikush pretendon maksimumin e maksimumit në forma të ndryshme, kjo mund të shihet si makiavelizëm politik dhe në këtë rast, mbase ka ndodhur diçka e tillë, ndaj qytetari ka thënë jo, ti as këtë nuk e meriton, por më pak. Kështu është ndëshkuar edhe partia e parë fituese, por edhe partitë e tjera, të cilat për shkak të daljes së ulët në përqindje kanë rritje të përqindjes, por humbje të votave. Ky është një fenomen që është produkt i sistemit tonë legjislativ zgjedhor, i cili e lejon këtë: partitë e vogla i stimulon, ndërsa partitë e mëdha i ndëshkon. Kështu, në fund kemi humbje për të gjithë”, ka thënë ai në Tëvë1.

Ai ka shtuar se, sipas tij, qytetarët nuk e kanë pranuar narrativën se opozita është shkaktare e bllokadës politike.

Baraliu ka theksuar se edhe mënyra e veprimit politik të VV-së ka ndikuar në rezultat.

Mobi Casa

“Lëvizja Vetëvendosje, sigurisht, nga kjo që ka ndodhur, pavarësisht asaj që mendojnë ata që konsideronin se opozita ishte shkaktare e bllokadës del që qytetari i ka ndëshkuar edhe këta. Kjo sepse, sipas kësaj perspektive, edhe ata kanë ndryshuar qëndrime, kanë qenë jo mjaftueshëm konsekuentë dhe jo aq të angazhuar sa pritej”, është shprehur Baraliu.

Profesori Baraliu gjithashtu ka shtuar se, sipas tij, votuesit kanë kuptuar se përgjegjësia për situatën politike nuk i takon vetëm opozitës.

“Votuesi e ka kuptuar që edhe këta e kanë një pjesë të përgjegjësisë, madje edhe më të madhen, sepse ishin fitues me 51 për qind dhe, me këtë përqindje, të mos jesh në gjendje të krijosh institucione për më shumë se tre muaj tregon mungesë të aftësisë politike për të krijuar institucione dhe për të qeverisur pastaj”, ka përfunduar Baraliu.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, pa llogaritur ende diasporën, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave apo 299.152 vota.

Krahasuar me rezultatin e dhjetorit, ka rënë për rreth 135 mijë vota meqë atë kohë kishte 433 mijë e 394 vota.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.