Eko Higjiena

Bajraktari: Narracioni “vetë e kanë themeluar Gjykatën” nuk e mbyll debatin për Specialen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Avokati Ardian Bajraktari ka kritikuar narracionin se “vetë e kanë themeluar Gjykatën”, duke e cilësuar atë si një logjikë të ngjashme me qëndrimet që, sipas tij, dikur ishin kundër Marrëveshjes së Rambujesë, bisedimeve të Vjenës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Bajraktari tha se, ndonëse është e vërtetë që institucionet e Kosovës e themeluan Gjykatën Speciale përmes ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të ligjit përkatës, kjo nuk nënkupton se mënyra e funksionimit të saj nuk mund të kritikohet.

Sipas tij, vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale u mor në rrethana të presionit të madh ndërkombëtar, pas pretendimeve për trafikim organesh dhe akuzave të tjera të rënda ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“U zgjodh ajo që u konsiderua e keqja më e vogël, që pretendimet të trajtoheshin përmes një mekanizmi gjyqësor të themeluar nga institucionet e Kosovës”, ka shkruar Bajraktari.

FIDANISHTJA

Ai vlerësoi se askush nuk mund të parashikonte që Gjykata Speciale, sipas tij, do të largohej nga pritjet dhe standardet mbi të cilat ishte arsyetuar themelimi i saj, duke përmendur zgjatjen e procesit gjyqësor, interpretime selektive të së drejtës, cenim të barazisë së armëve dhe të drejtës për një proces të rregullt.

Bajraktari theksoi se pranimi i themelimit të Gjykatës nuk nënkupton pranimin pa kushte të mënyrës se si ajo ka ushtruar mandatin.

“Respektimi i drejtësisë nuk matet me aktin e themelimit të një gjykate, por me mënyrën se si ajo punon dhe e zbaton ligjin. Kur një gjykatë devijon nga standardet e drejtësisë, kritika nuk është sulm ndaj drejtësisë, është mbrojtje e saj”, ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.