ARKATANA

Drejtësia, në duart e milionerëve të dyshimtë dhe militantëve partiakë

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Përgjegjësia për gjendjen në Gjyqësorin kosovar veç klasës politike të gjertanishme domosdo duhet të bjerë edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, aty ku janë katapultuar gjyqtarë të dyshimtë, si tipi i Makifete Saliukës, e cila, edhe pse deklaron pasuri milionëshe, e përdor formulën e politikanëve se e ka të “trashëguar”, por edhe Enver Peci, i cili ishte për një kohë super të gjatë aty ku e dështoi në tërësi këtë institucion.

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial t’i nënshtrohen llogaridhënies

Përgjegjësia për gjendjen në Gjyqësorin kosovar veç klasës politike të gjertanishme domosdo duhet të bjerë edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, aty ku janë katapultuar gjyqtarë të dyshimtë, si tipi i Makifete Saliukës, e cila, edhe pse deklaron pasuri milionëshe, e përdor formulën e politikanëve se e ka të “trashëguar”, por edhe Enver Peci, i cili ishte për një kohë super të gjatë aty ku e dështoi në tërësi këtë institucion.

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, derisa sipas tyre dikush patjetër duhet të mbajë përgjegjësi për qindra- mijëra lëndë të pazgjedhura, për padrejtësitë që u bëhen njerëzve, si dhe për mbi 400 mijë lëndë që presin me vite të tëra në sirtarët e gjykatave dhe po qe se nuk je pjesë e nëntokës dhe nuk udhëheq me pushtetin, nuk ka gjasa që gjykatësit ta trajtojnë me kohë dhe me drejtësi lëndën, qoftë si qytetar apo si biznes. Ndaj është shtruar edhe çështja se a ka mundësi ndonjëherë që në Kosovë të ketë drejtësi pa interferime të politikës dhe deri kur askush nuk do të përgjigjet për katandisjen e Gjyqësorit në këtë gjendje? Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se neglizhenca e trajtimit të lëndëve duke i përfillur akëcilat me raste, për të mos i nxjerrë para drejtësisë, tregon më së miri për inkriminimin e sistemit të drejtësisë dhe suksesivisht moszgjidhja e këtyre lëndëve kaq voluminoze tregon se drejtësia nuk funksionon dhe askush për këtë neglizhencë nuk i jep llogari askujt, teksa kështu shkelet drejtësia e qytetarëve.

Drejtësia selektive

Sipas Kelmendit, janë mbi 400 mijë lëndë që rrinë në gjykata ende të pazgjidhura.”Ky është tregues për degradimin e sistemit të drejtësisë, ngase me (mos)zgjidhjen e këtyre lëndëve drejtësia për qytetarin mbase nuk arrin të zgjidhet asnjëherë, por në anën tjetër vetëm ata të nëntokës së pushtetit sikur kanë privilegjin të kenë ndikimet e veta tek gjykatësit për t’i trajtuar lëndët e tyre me prioritet dhe me kohë ligjore si qytetarë apo si biznese”, është shprehur ai. “Kjo njëkohë- sisht del se brenda sistemit të drejtë- sisë sonë ka drejtësi selektive, çka në të vërtetë nuk do të duhej të ishte kjo fytyra e drejtësisë. Kjo në të vërtetë është sëmundja kronike në Kosovë nga ndërhyrja dhe kontrolli i tërë- sishëm që politika i ka bërë dhe po ia bën drejtësisë, ndërsa adresa e dështimit dhe mosfunksionimit të kësaj drejtësie të sistemit të drejtësisë mbase dhe mund të jetë tek KGJK-ja, derisa aty janë katapultuar gjyqtarë me ndikimin e politikës dhe pushtetit, prandaj një ‘Vetting’ i vetëpastrimit të sistemit të drejtësisë nga njerëz të tipit të të apostrofuarve (Peci dhe Saliuka) dhe shumë të tjerë prokurorë e gjyqtarë s’do të duhej ta kishin vendin në sistemin e pavarur e jashtë politikës në sistemin e drejtësisë”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

FIDANISHTJA

Një gjeneratë e re politike mund të bëjë reforma

Analisti tjetër, Shefqet Dibrani, thotë se nëse pas zgjedhjeve vjen një gjeneratë tjetër politike, e cila ka vullnet për ta reformuar sistemin e drejtësisë, për të miratuar Ligjin e ‘Vettingut’, Ligjin kundër korrupsionit masiv si dhe ligjet përkatëse, kjo gjendje do të ishte stabilizuar në afat rekord, por fati i keq siç tha do të jetë se edhe në legjislacionin e ardhshëm do të zgjidhen deputetë të cilëve u mungon vullneti për ta nxjerrë nga kriza vendin dhe sistemin e drejtësisë, andaj edhe për një kohë të gjatë këto procese do të prolongohen nga ata që meritojnë për të qenë jo në Parlament, por prapa grilave.”Por, siç thashë më lart, nëse në zgjedhjet e ardhshme vjen në pushtet një gjeneratë tjetër, e cila ka vullnet për ta ndryshuar gjendjen në sistemin e drejtësisë, shenjat e para pozitive mund t’i përjetojmë në vjeshtën e sivjetme, sepse as sistemi i drejtësisë dhe as gjendja e përgjithshme nuk janë pa zgjidhje, vetëm duhet vullnet dhe të gjendet formula përkatëse, përkatësisht të vijnë në vendin e duhur ata që e duan këtë vend të demokratizuar. Por, në këtë drejtim duhet që vetëdija qytetare të rritet, përkatësisht vetëdija e gjyqtarëve, prokurorëve dhe e avokatëve, ndërsa nëse ky sektor vihet në binarët e lejuar, pashmangshmërisht se më pastaj i tërë sistemi administrativ që nga niveli qendror e deri tek ai lokal disiplinohet dhe emancipohet në afat rekord”, ka vijuar më tej ai.

Ndërsa sa i përket asaj se a është pikërisht adresa në Këshillin Gjyqësor të Kosovës për këtë gjendje në gjyqë- sor, ku aty janë katapultuar gjyqtarë të dyshimtë si tipi i Makifete Saliukës, e cila edhe pse deklaron pasuri milionëshe e përdor formulën e politikanëve se e ka të “trashëguar”, por edhe Enver Peci, i cili ishte për një kohë super të gjatë aty ku e dështoi në tërësi këtë institucion. “Edhe KPK-ja, por edhe KGJK-ja janë leva të pushtetit, këta sektorë duhet të japin llogari para dikujt dhe duhet po ashtu të monitorohen nga një këshillë jashtë KGJK- së, pastaj do të shihej se si funksionojnë gjërat. Sigurisht edhe gjyqtarët dhe prokurorët milionerë do të duhej të jepnin llogari”, u shpreh Dibrani.

Bandat në krye të institucioneve

Analisti Reshat Badallaj shprehet se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë vetëm sa për sy e faqe japin betimin kinse për të ndarë drejtësi ose për të mbrojtur interesat shtetërore, derisa, sipas tij, kjo u dëshmua se janë aty të ulur dhe të ndikuar politikisht dhe se janë nën kontroll të rreptë nga klanet mafioze të nëntokës politike.”Pa më të voglin dyshim dhe e them pa frikë se këta janë kupola e krimit që Kosova është katandisur kaq keq. Se vërtet është kështu ata me marrëveshje kanë bërë shou kinse po e dënojmë ndokënd aty ose po marrim masa. Aty janë ulur puthadorët dhe sahanlëpirësit e bandave dhe të banditëve të politikës që na bëhen horë para botës së qytetëruar, gjë që disa herë ia kanë tërhequr vërejtjen dhe ia kanë ngre veshin si të gomarëve. Por, kot se prapa shpinës qëndrojnë bandat politike”, ka shtuar ai. Tutje Badallaj ka nënvizuar se askund në asnjë vend të botës nuk ndodh si në Kosovë, ku siç tha në Kosovë ata që dënohen për mashtrime, fshehje të veprave, fshehje të lëndëve dhe qëllimisht moszgjedhjen e tyre që i mbulon pluhuri dhe kalben nga vjetërsia, pikërisht ata avancohen.” Pra, sistemi gjyqësor në Kosovë është i kapur tërësisht nga kryebanditët, banditët dhe bandat politike në Kosovë të korruptuar deri në fyt dhe si ka mundësi këta qyqarë jogjyqtarë të merren me lëndën!? Se vërtet është kështu, çka u bë me Hamitagen, Pecin, Saliukën. Asgjë. Kjo dëshmon bindshëm se këta mjeranë, qyqarë dhe dallkaukë, janë të lidhur me kryebanditët dhe banditët e politikës. Shpeshherë në gazetën më të lexuar në Ballkan, që quhet “Kosova Sot”, jam prononcuar se duhet ndërruar rrënjësisht sistemi gjyqësor, sepse janë të dalë nga sistemi që i kanë shërbyer qenit plak Titos, kasapit Slobodan Milosheviqit dhe kryetradhtarit, rrahmanzisë. Dhe, si mund të ecë Kosova përpara ose të zgjidhen lëndë!?”, u shpreh Badallaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.