Eko Higjiena

IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për datën 22 korrik, duke njoftuar se i gjithë territori i vendit mund të përfshihet nga stuhi lokale me bubullima.

Sipas IHMK-së, në disa rajone priten reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.

Instituti ka paralajmëruar për rrezik nga goditjet e rrufesë, përmbytje të shpejta lokale, dëmtime në rrjetin energjetik, telekomunikacion, automjete, objekte dhe kultura bujqësore.

Qytetarët janë ftuar të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të tregojnë kujdes në komunikacion dhe të ndjekin njoftimet e institucioneve kompetente. /Gazeta Express.

Njoftimi i plotë:

PARALAJMËRIM METEOROLOGJIK – NIVELI PORTOKALLI

⛈️ Stuhi me bubullima

📅 Periudha e vlefshmërisë:

22 korrik 2026, ora 00:00–23:59 (GMT+2)

📍 Zona e prekur:

I gjithë territori i Republikës së Kosovës.

🌩️ Çfarë pritet?

Gjatë datës 22 korrik 2026 priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, të shoqëruara në disa rajone me:

Mobi Casa

🌧️ reshje intensive shiu;

🧊 breshër;

💨 erëra të forta me karakter stuhish.

⚠️ Ndikimet e mundshme:

  • Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët.
  • Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
  • Pengesa në sistemet e telekomunikacionit.
  • Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive.
  • Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta.
  • Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

✅ Rekomandime për qytetarët:

🔹 Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive.

🔹 Mos u strehoni nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike.

🔹 Mbroni automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta.

🔹 Tregoni kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.

🔹 Ndiqni njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit.

📡 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) do të vazhdojë monitorimin e situatës meteorologjike dhe, sipas nevojës, do të publikojë përditësime të mëtejshme.

Shpejtësia e erës sipas matjeve të regjistruara nga Rrjeti Shtetëror Meteorologjik në Suharekë dhe Istog per datat 20 dhe 21.07.2026

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.