UBT

Zv.ministri i Financave tregon kur dhe sa do të rriten pagat në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rreth 83 mijë njerëz që punojnë në sektorin publik në Kosovë, nga janari i vitit 2018 do të marrin paga më të larta prej pesë përqind. Kështu ka thënë në Info Magazine Fatmir Gashi, zëvendësministri i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik.

“Në projekesionet e buxhetiti të 2018 ka hy edhe rritja e pagave. Prej janarit do të fillojë rritja prej pesë për qind për të gjitha organizatat buxhetore të Kosovës”, ka thënë ai.

“Ky buxhet fillon me rritjen e pagave, skemat sociale i kemi parasysh, rritje do të ketë në shtyllën e drejtësisë si për Policinë, Agjencionin Kosovar të Intelegjencës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Këshillin Gjyqësor dhe Këshillon Prokurorial, por rritje do të ketë edhe në fushën e shëndetësisë”.

HW

Buxheti për vitin 2018 do të jetë rreth 1 miliard e 829 milionë euro dhe se sipas zëvendësminsitrit të Financave, ky buxhet është plotësisht në harmoni me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Ky buxhet është plotësisht i balancuar dhe nuk ka asnjë zbrastirë. Gjatë vitit 2018 do të jetë edhe më stabil”.

“Ky buxhet është i menduar në mënyrë ekonomike dhe është tërësisht në harmoni me FMN”, ka treguar zëvendësministri i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.