UBT

Korporatokracia, varrmihëse e ekonomisë së tregut

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

E kspertë ekonomie, ishdeputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të bizneseve dhe specialistë të kësaj fushe janë të mendimit se në Kosovën e pasluftës realisht nuk ka ekonomi të tregut të lirë, porse ka një ekonomi të klaneve si nëpër komuna, ashtu edhe në nivelin qendror.

Ata janë të mendimit se ekonomia në Kosovë është kryesisht një ekonomi e krimit të organizuar, e udhëhequr nga korporatokracia kriminale që, sipas ekspertëve, thuhet se po vepron në bashkëpunim dhe bashkëpronësi të fshehtë me pushtetin lokal, ashtu edhe me pushtetin qendror.

Ata thonë se janë klanet mafioze qoftë me shtrirjen e tyre politike, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, që po kontrollojnë gjithçka, duke nisur nga institucionet e shtetit, te politika, si në komuna ashtu edhe në nivelin qendror, e po kështu nën kontrollin e tyre bënë pjesë edhe sistemi i drejtësisë.

Së këndejmi, njohësit e kësaj fushe me të drejtë thonë se kësaj veprimtarie banditeske mundet lirshëm që t’i shtohet edhe fakti se biznesi më i madh në Kosovën e pasluftës është bërë biznesi i ekonomisë së zezë dhe ai i kontrabandës, ku edhe në këtë aspekt disa biznese të mëdha po dyshohet se po i shfrytëzojnë lidhjet e politikës për të sjellë mallra kontrabandë dhe si kundërshpërblim ato biznese po u paguajnë haraç politikanëve të nivelit të lartë, e mbase edhe po i bëjnë bashkë- ortakë të tyre të fshehur. Ndaj, analistët e kësaj fushe me të drejtë vlerë- sojnë se në Kosovë të gjitha qeveritë e pasluftës kanë dështuar në luftimin e krimit të organizuar, në mënyrë që të ketë një konkurrencë të lirë dhe fer në aspektin ekonomik.

Autoriteti i Konkurrencës të funksionalizohet

Eksperti i ekonomisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa tha për “Kosova Sot ” se problem kryesor i deritashëm qëndron tek mënyra e qeverisjes, përkatësisht te mënyra e rregullimit të konkurrencës dhe mungesa e luftimit të monopoleve edhe te mbrojtja e prodhimit vendor me politikat që nuk kanë qenë për zhvillimin e ofertës dhe shërbimeve vendore. “Natyrisht se, veç saj, janë edhe interesat e ngushta politike nëpërmes partive politike deri tek Kuvendi i Kosovës dhe Ndërmarrjet Publike, kështu që e tëra kjo në përgjithësi e ka bërë jofunkcionale dhe të pamundur që në Kosovë të kemi një ekonomi të tregut”, potencoi Mustafa. Ndërsa, eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane për sektorin e ekonomisë, Nëntor Shaqiri tha për ” Kosova Sot” se që mos të na përsëritet situata e deritashme e brishtë e pasluftës në ekonominë tonë, Qeveria e sapoformuar duhet që ta fuqizojë shumë më tepër rolin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, në mënyre që të ruajmë konkurrencën e lirë në treg, si edhe që të krijojë një ambient të barabartë për të bërë biznes.”Autoriteti Kosovar i Konkurrencës duhet që doemos të jetë një nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit, me synimin final që tregu të gjenerojë zhvillimin”, theksoi Shaqiri.

Ekonomia e zezë, në ekspansion

HW

Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës,Ramadan Maloku, tha për “Kosova Sot” se në të gjitha raportet ndërkombëtare, që flasin për Kosovën, njëra nga shtyllat më joefikase është vlerësuar të jetë sektori i drejtësisë dhe mosefikasiteti i tyre në punë. “Andaj, me të drejtë mund të themi se në Kosovë nga të gjitha qeveritë e pasluftës ka dështuar luftimi i krimit, në mënyrë që të ketë një konkurrencë të lirë dhe fer në aspektin ekonomik “, u shpreh ai. “Si pasojë e mosefikasitetit të Gjyqësorit, ka ardhur te situata, kur biznesi më i madh në Kosovën e pasluftës është bërë biznesi i ekonomisë së zezë dhe ai i kontrabandës “, vijoi më tej Maloku. Ai është i mendimit se në këtë aspekt flitet se disa biznese të mëdha kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre me politikën për të sjellë mallra kontrabandë dhe madje thuhet që si kundërshpërblim këto biznese të pista i kanë shpërblyer me haraç politikanët e nivelit të lartë. “Madje, ka pasur shumë dyshime në opinion se po këto biznese mbase kanë qenë edhe bashkë- ortakë të fshehur të politikanëve nga strukturat më të larta të shtetit”, theksoi Maloku.

Klanet e rrënuan biznesin e ndershëm

Analisti Florim Rudhani tha për gazetën”Kosova Sot” tha se që nga pas lufta e deri në ditët e sotme, realisht në Kosovë nuk ka një ekonomi të mirëfilltë të tregut, por e kemi një ekonomi të klaneve në të dyja nivelet, lokal dhe atë qendror. “Kjo situatë ka bërë që këto klane për kaq vite të krijojnë një shtrirje ne tërë Kosovën, duke e krijuar një ekonomi të krimit të organizuar, që është e udhëhequr nga korporatokracia kriminale, që vepron në bashkëpunim dhe bashkëpronësi të fshehtë me pushtetin lokal, por edhe me pushtetin qendror “, theksoi ai. Sipas Rudhanit, janë klanet mafioze që me shtrirjen e tyre politike si te pozita, ashtu edhe te opozita, që po kontrollojnë gjithç- ka në tërë vendin, duke nisur nga institucionet e shtetit te politika, në të dyja nivelet, lokal dhe në nivelin qendror, e po kështu edhe te drejtësia. “Po shihet se përse po kemi regres politik, ekonomik, diplomatik, stagnim të raporteve bilaterale me shtetet mike të Kosovës. E them lirshëm se një rast i tillë është edhe importi i grurit nga Rusia, që po e bën klani i Devollëve, që është një rrezik për ardhmërinë e brezave të rinj, në shëndetin e tyre”, u shpreh Rudhan. “Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi e ka për obligim që të na sqarojë për këtë implikim të Rusisë në tregun e Kosovës, në kohën ku SHBA-BE kanë vendosur një embargo ndaj produkteve të Rusisë, ku edhe vetë z. Thaçi është bashkangjitur me sanksione ndaj Rusisë “, ka thënë ai.

Shteti e saboton sipërmarrjen private

Selatin Kaçaniku (‘Konsumatori’) tha për gazetën ” Kosova Sot” se Kosova nuk ka kushte për zhvillimin e ekonomisë, as të bizneseve, as për rritjen e punësimit. “Kjo dëshmohet edhe me tipare të çrregullta të ekonomizimit; Të ndikimit tepër të fuqishëm të lobit biznesor mbi institucionet e shtetit; Të pengimit të hapur të qytetarit konsumator që ai t’i matë cilësitë e prodhimeve dhe performancën e shërbimeve”, u shpreh ai. “Ekonomisë sonë i mungojnë tiparet, veçoritë identifikuese, këtë e dëshmon edhe zbatueshmëria tepër e ulët e ligjeve; Paaftësia e Kuvendit dhe e Qeverisë së Kosovës që të jenë integruese e të zhvillojnë brenda vetes, interaktivitet – të paktën për çështjet madhore ( siç është psh. ekonomia, bizneset, punësimi, konsumatori taksapagues….veç saj, kemi paaftësi të arsimit që të prodhojë kuadro profesione ekspertë që i nevojiten ekonomisë dhe bizneseve”, vijoi më tutje Kaçaniku. “Ndërsa, burokracia e kriminalizuar shfaqet si një nga pengesat kryesore dhe shteti akoma heziton të përkrahë ekonominë dhe bizneset. Në anën tjetër, importi i pakontrolluar ushtron sabotazh të hapur mbi ekonominë, mbi bizneset dhe mbi qytetarin konsumator, taksapagues të Kosovës dhe për pasojë buxheti i shtetit është i mangët dhe me shumë anomali”, potencoi ai.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.