Hidromorava

Evazioni miliardësh po zbraz arkën e shtetit

/ 9 minuta lexim
HW

Përfaqësues të bizneseve, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se, të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë kanë dështuar qëllimshëm në luftimin e ekonomisë informale dhe luftimin e evazionit fiskal e kontrabandës tepër të madhe dhe sidomos të mallrave me akcizë.

ipas tyre, ka qenë edhe vetë ishkryeministri i Kosovës, që pati thënë se nga ekonomia joligjore 400 deri 500 milionë euro nuk arkëtohen gjatë vitit në arkën e shtetit. Kurse nga zyrtarë të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, disa herë është pranuar se evazioni fiskal arrin në kuotën prej 33-35 për qind. Analistët janë në pritje se çka do të bëjë tani Qeveria “Haradinaj” për ta ndaluar evazionin fiskal dhe kontrabandën, që ka eskaluar dhe po kërcënon që ta shkatërrojë shtetin . Njohësit e kësaj fushe e shtruan problematikën që ka zënë rrënjë se si po përfundojnë miliarda euro, gati sa një buxhet i tërë i shtetit, çdo vit në xhepat e nëntokës kriminale dhe mafio-oligarkisë në Kosovë. Ata pyesin se si dhe pse po lejohet të kontrabandohet edhe një buxhet i tërë që e paguajnë rregullisht qytetarët dhe bizneset e ligjshme, por që para dhe gjatë kohës së mbledhjes së tij përmes kontrabandës e trafikimit dhe evazionit të organizuar fiskal, dhe jo vetëm, pandalshëm e për çdo vit, çdo muaj, e çdo ditë, rrëmbehet e plaçkitet kundërligjshëm nga shoqëritë e afërta e të lidhura me pushtetet e gjertanishme, e që i bie të jenë shoqëri kontrabanduese e trafikuese përmes formave korruptive, që përbëjnë një rrjet të krimit të organizuar nëpër pikat kufitare, por edhe jashtë pikave zyrtare kufitare, sikur edhe në brendi të vendit.

Zyrtarët, pjesë e krimit ekonomik

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë për gazetën”Kosova Sot” se perceptimet e informalitetit në Kosovë janë më të larta sesa që ai realisht është, ngase disa mekanizma ndërkombëtarë thonë se informaliteti është mbi 35 për qind, e disa të tjerë thonë se është më i lartë, kurse disa të tjerë thonë se është më i ulët . “Por, e keqja është se informaliteti në Kosovë ekziston dhe është në rritje vazhdimisht në kuptimin se institucionet e Kosovës në disa raste kanë qenë pjesë e informalitetit dhe lëre më që të jenë pjesë e luftimit të tij, e këtë më së miri e dëshmojnë rastet kur disa doganierë dhe policë tanë në Veri të Kosovës janë zënë në flagrancë duke kontrabanduar mallra me akcizë”, u shpreh ai. “Qeveria e Kosovës vitin e kaluar është deklaruar se Kosova nga informaliteti po humb rreth 500 milionë euro gjatë një viti kalendarik”, vijoi më tutje Shahini. Sipas tij, kjo është një shifër tepër e lartë dhe që krijon një pabarazi të madhe në treg, në veçanti ndaj tregut formal. “Ndaj institucionet e Kosovës dhe Qeveria e re e z Ramush Haradinaj tashmë e kanë në dorën e tyre që ta zvogëlojnë në minimum këtë informalitet ose që të bëjnë përpjekje maksimale që ta ndalojnë këtë informalitet në një përmasë sikurse që është në të gjitha vendet e botës, ku kjo shifër është në kuotën 10 për qind dhe që njihet si ekonomia e përhimtë, kurse tek ne njihet si ekonomie e zezë dhe kjo është tepër shqetësuese”, potencoi ai.

Të shtohen kapacitetet

Eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane në sferën e ekonomisë, Nëntor Shaqiri tha për “Kosova Sot” se Qeveria e Kosovës duhet të organizohet më mirë që ta luftojë evazionin fiskal dhe kontrabandën, pasi shkalla e ekonomisë informale ende mbetet e lartë në vendin tonë. Ai sugjeron se Policia e Kosovës, së bashku me Doganën, duhet të koordinohen në shkallë më të lartë në veprimet e tyre të përbashkëta për luftimin e kësaj dukurie. “Rritja e oficerëve doganorë dhe inspektorëve do të rriste kapacitet brenda ATK-së dhe Doganës, në mënyrë që të rritet efiçienca gjatë operimit të këtyre institucioneve”. Analisti Shaqiri është i mendimit se pajisja me arka fiskale e të gjitha bizneseve do të mundësonte uljen e theksuar të ekonomisë informale, dhe njëkohësisht do të mundë- sonte edhe rritjen e arkës së shtetit. “Institucionet e vendit duhet të zotohen gjithashtu edhe për bashkëpunim rajonal me vendet fqinje, për të qenë më të suksesshme në luftimin e kontrabandës”, ka potencuar Shaqiri.

Grupet e interesit, pengesë për zbatimin e ligjit

UBT

Analisti Mustafë Kadriaj tha për gazetën”Kosova Sot’ se evazioni fiskal dhe ekonomik në përgjithësi nuk mund të ndalet 100 për qind edhe në shoqëritë me më shumë traditë dhe të konsoliduara që ne i marrim si shembull, si janë SHBA-ja dhe Evropa Perëndimore, por në shtetet në zhvillim, e sidomos në shtetet e pazhvilluara, që në këtë kategori bëjmë pjesë edhe ne si vend dhe si dukuri kjo është më e përhapur. “Kosova që nga pas lufta përballet dhe,për fat të keq, nuk ka të ndalur evazioni fiskal, edhe pse qeveritë shkojnë e vijnë, kjo si dukuri nuk ka të ndalur. Përveç bizneseve të vogla dhe një pjesë e bizneseve të mesme për nga kapitali, bizneset e mëdha notojnë në çdo qeveri, pasi u ikin obligimeve tatimore dhe në çdo moment kjo mund të vërehet, sepse kapitali i tyre rritet më shumë sesa që deklarojnë si tatimpagues, e që në ekonomi nuk ka logjikë, sepse si rezultat i qarkullimit dhe zhvillimit si biznes njëherësh obligohesh me tatime, që te ne deri më tani nuk ka ndodhur “, theksoi ai. “Për fatin jo të mirë, mendoj që edhe kjo Qeveri, si të gjitha qeveritë e tjera, do t’i mbyllë sytë, sepse është shumë anemike në luftim të korrupsionit dhe evazionit fiskal, pasi kanë shumë partnerë të koalicionit, kështu që te kjo Qeveri thyhen shumë interesa, sepse bizneset e mëdha janë njëherësh edhe sponsorizuesit e fushatave dhe deshëm apo nuk deshëm partitë politike marrin obligim që t’ua kthejnë borxhin përmes tenderëve dhe duke shlyer borxhet”, shpjegoi ai. Sipas tij, Kosova ende shihet si një pikë e zezë në Ballkan dhe në Evropë, andaj edhe duhet shumë punë për të përmirësuar këtë imazh.

Fiskalizimi të përfundojë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj tha për ” Kosova Sot” se deri më tani të gjitha qeveritë që nga pas lufta kanë dështuar në luftimin e ekonomisë informale, ku nga shumë të dhëna dhe raporte, si vendore dhe ndërkombëtare, thuhet se tejkalon shumën mbi 500 milionë eurove në vit, edhe pse të gjitha qeveritë, kur vinin në pushtet, deklaronin se do të bëjnë që kjo dukuri negative të luftohet me të gjitha mjetet, deri më tani është bërë shumë pak në luftën e kësaj dukurie. Ai beson se Qeveria “Haradinaj” nuk do të lejojë që një shumë aq e madhe e mjeteve mos të arkëtohen në buxhetin e Kosovës, edhe ashtu shumë të vogël, për plotësimin e nevojave që ka vendi ynë. “Hapi i parë, që Qeveria ‘Haradinaj’ duhet të ndërmarrë, është fiskalizimi i bizneseve, e sidomos kontrolli i rreptë ndaj atyre bizneseve ku dihet se ka evazion fiskal, sidomos fusha e ndërtimtarisë, pompat e derivateve të naftës dhe produktet që kanë akcizë janë produktet më së shumti që bëhet kontrabandë dhe dëmtohet buxheti i vendit”, potencoi Neziraj. Ai është i mendimit se po të arkëtoheshin edhe mbi 500 milionë euro më shumë në vend në buxhetin e vendit dhe po këto mjete të dedikohen në ndihmesë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do kishim një zhvillim shumë më të hovshëm ekonomik, por edhe shëndetësi dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës. “Gabimet e qeverive të kaluar nuk duhet t’i përsëritë kjo Qeveri dhe një prej topprioriteteve duhet që të jetë lufta kundër kësaj të keqeje në vend, që është duke e dëmtuar në masë të madhe biznesin e ndershëm, por edhe ekonominë e lodhur të vendit në tërësi”, u shpreh analisti Neziraj.

Pushtetarët dyshohen për lidhje kriminale

Ekonomisti Dardan Grapci ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se koha ka dëshmuar se të gjitha qeveritë e deritanishme të pasluftës në Kosovë kanë dështuar qëllimshëm në luftimin e ekonomisë informale dhe luftimin e evazionit fiskal e kontrabandës shumë të madhe, në veçanti kontrabandës me mallra me akcizë. “Ka dyshime të mëdha se ata e kanë bërë qëllimisht, se pushtetarët tanë janë pjesë e përfitimeve nga këto biznese të pista”, theksoi ai. Sipas Grapcit, për ta ndaluar evazionin fiskal dhe kontrabandën që ka eskaluar dhe që po e kërcënon dhe shkatërron shtetin barra e pasluftës i mbetet Qeverisë ‘Haradinaj’, sepse ka dyshime të mëdha se janë me miliarda euro që janë gati sa një buxhet i tërë i shtetit, që çdo vit po përfundojnë në xhepat e nëntokës kriminale dhe të mafio-oligarkisë në Kosovë “Këto punë të pista po bëhen përmes kontrabandës, trafikimit dhe evazionit fiskal, që janë të organizuara nga shoqëritë e afërta që kanë qenë të lidhura me pushtetet e gjertanishme dhe që kryhej me forma korruptive nga rrjetet e krimit të organizuar nëpër pikat kufitare, por edhe jashtë pikave zyrtare kufitare, sikur edhe në brendi të vendit”, vlerëson analisti Grapci. Me gjithë përpjekjet e gazetës që të mësojnë se çka thonë për këtë çështje MF-ja,MTI-ja, si edhe zyrtarët në Dogana dhe në ATK, gazeta nuk ka marrë përgjigje në pyetjet e dërguara.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.