ARKATANA

Mikrofinancat, kredi me normë interesi deri në 31,16%

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Normë interesi deri në 31,16 për qind janë duke aplikuar aktualisht institucionet mikrofinanciare që operojnë në vendin tonë.

Agjencia për Financim në Kosovë (AFK) është institucion mikrofinanciar jobankar i themeluar nga programi “Mercy Corps” për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në uebfaqen e këtij institucioni mikrofinanciar thuhet se misioni i AFK-së është përmirësimi i kushteve të jetesës në Kosovë, duke ofruar një qasje ndaj shërbimeve të qëndrueshme financiare për mikrondërmarrje dhe ndërmarrje të vogla.

Mirëpo normat e interesit që aplikon AFK-ja e pamundësojnë një gjë të tillë, shkruan tutje “Zëri”.

“Për kredi për biznes nga 50 deri në 25 mijë euro norma efektive e interesit është nga 17,94 deri në 31,16 për qind, për kredi për renovim norma efektive e interesit është 28,6 deri në 31,16 për qind, për kredi për agrikulturë norma efektive e interesit është nga 19,44 deri në 29,21 %”, janë këto të dhëna të prezantuara në uebfaqen e këtij institucioni mikrofinanciar që operon në vendin tonë.

ARKATANA

LEXO EDHE: Votohet marrëveshja, Kosova përfiton 71 milionë euro

Por, norma të ngjashme si kjo aplikojnë edhe shumë institucione tjera mikrofinanciare që janë duke operuar në Kosovë.

Në raportin e fundit të stabilitetit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se norma mesatare e interesit në kreditë e sektorit mikrofinanciar në qershor 2017 u rrit lehtësisht në 22,1 për qind.

Aty më tutje thuhet se norma e interesit për kreditë ndaj ekonomive familjare u rrit për 0,9 për qind, ndërsa norma e interesit për kreditë ndaj ndërmarrjeve u karakterizua me rënie prej 0.2 për qind.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.