Uji Dea

Pa hequr monopolet dhe mafio-oligarkët, nuk ka rritje ekonomike

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Kërkohen masa ekonomike bindëse, në favor të prodhimit vendor.

BIZNESET NUK I BESOJNË QEVERISË “HARADINAJ”

Kërkohen masa ekonomike bindëse, në favor të prodhimit vendor

“Me këtë klimë biznesi, që po mbretëron sivjet në Kosovë për investime të vendorëve dhe atyre të huaja, që të arrihet kjo shifër, e cila po synohet nga ana e kësaj Qeverie, nuk ka asnjë shans, madje as teorike”, tha nënkryetari i AKB-së (Aleancës Kosovare të Biznesit), afaristi Bashkim Osmani.

Drejtues të shoqatave të bizneseve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistë të ekonomisë, janë shumë skeptikë se, me gjithë premtimet e bëra nga Qeveria e re, që sivjet mund të arrijë një rritje ekonomike 5-7 për qind. Ekspertët e ekonomisë janë të mendimit se një gjë e tillë nuk është e mundur, që Kosova të ketë rritje të tillë ekonomike dhe që ta zvogëlojë papunësinë pa ardhjen e investimeve të huaja, të cilat viteve të fundit kanë rënë. Njohësit e kësaj fushe njëzëri pajtohen se që të arrihet një rritje e tillë ekonomike, Qeveria e re “Haradinaj”, paraprakisht duhet që të heqë monopolet e shumta e të kriminalizuara në ekonominë e brishtë të vendit dhe të ndërpresë urgjentisht krimin e organizuar dhe kontrabandën. Analistët vlerësojnë se një rritje e tillë në kuotën 7 për qind në asnjë mënyrë nuk arrihet përderisa Doganat dhe institucionet e tjera më vitale shtetërore, që kontrollojnë të hyrat e shtetit, vazhdojnë të kontrollohen dhe të udhëhiqen nga mafia e nëntokës kosovare dhe mafio-bizneset e lidhura me politikën dhe krimin e organizuar.

Shoqatat biznesore kërkojnë ndryshime të politikave fiskale

Nënkryetari i AKB-së (Aleancës Kosovare të Biznesit), afaristi Bashkim Osmani, për gazetën,”Kosova Sot” e ka mohuar mundësinë që sivjet mund të ketë një rritje të tillë ekonomike në kuotën nga 5-7 për qind. “Për sivjet me këtë klimë biznesi, që po mbretëron në Kosovë për investime të vendorëve dhe atyre të huaja që të arrihet kjo shifër që po synohet nga ana e kësaj Qeverie nuk ka asnjë shans, madje as teorike”, vlerësoi ai. Ndërkaq, sipas Osmanit, që të arrihet kjo shifër e rritjes së tillë ekonomike na duhen së paku edhe dy vjet të tjera. “Paraprakisht, Qeveria ‘Haradinaj’ duhet që të ndryshojë rrënjësisht Pakon e Politikave Fiskale të Qeverisë së mëhershme duke e favorizuar së tepërmi prodhimtarinë, kurse veç saj duhet që të ndryshohet edhe klima e bërjes së biznesit, por edhe që të ketë një ndryshim rrënjësorë dhe një efikasitet dukshëm më të madh të punës së drejtësisë”, u shpreh ai. Ndërsa, nënkryetari i Shoqatës ë Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, në prononcimin e tij për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se rritja e ekonomisë prej 5-7 për qind për sivjet është një rritje që vetëm mund të imagjinohet. “Këtë e them me plot bindje se duke i analizuar parametrat e zhvillimit ekonomik të sektorit privat dhe ekonomisë kombëtare nuk mund të arrijë kurrsesi përqindjen e rritjes së ekonomisë në atë shkallë”, theksoi ai.

Prioritetet e mundshme të Qeverisë

Mobi Casa

Eksperti i ekonomisë, Nehat Emrullahu tha për “Kosova Sot”, se Qeveria “Haradinaj”, si dhe çdo Qeveri tjetër, ka mundësi për ta ngritur rritjen ekonomike. “Nga deklaratat-intervistat e vetë kryeministrit dhe disa ministrave tashmë të deklaruar japin shpresë se mund të ketë ndryshime pozitive. Megjithatë, për të arritur qëllimin final, ngritjen ekonomike duhet plotësuar disa nga kriteret esenciale të një shoqërie, e cila do zhvillim ekonomik”, u shpreh ai. “Prioritet numër një, përfundimisht duhet që të jetë sundimi i ligjit dhe bartësit e keqpërdorimeve, krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të dalin para gjykatave. Dhe, veprimet antiligjore dhe të dëmshme për shoqërinë kosovare duhet maksimalisht që të minimizohen. Patjetër që duhet përkrahja e parezervë institucioneve të drejtësisë si në aspektin e pavarësimit në punën profesionale, gjithashtu edhe në aspektin material”, potencoi Emrullahu. Sipas tij, prioriteti numër dy i Qeverisë “Haradinaj” duhet që të jetë infrastruktura ligjore, plotësimi dhe fuqizimi i politikave fiskale në interes të përbashkët për komunitetin e biznesit, qytetarët dhe Qeverinë, eliminimi i monopoleve në biznes.”Ndërsa, Pakoja 2 e z Avdullah Hoti, që mbeti një Pako e parealizuar, urgjentisht duhet që të rishqyrtohet, të korrigjohet dhe të plotësohet me qëllim të përmirësimit të ambientit për zhvillim biznesi”, ka thënë ai. ” Ndërsa prioriteti numër tre duhet që të jetë infrastruktura fizike, ku problemi thelbësor qëndron te pasiguria me furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike”, vlerëson analisti Nehat Emrullahu. “Investitorët e huaj janë të domosdoshëm për një zhvillim më të shpejtë, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës për punësim dhe krijim të perspektivave për gjeneratat e reja. Investitorët e huaj do të vijnë atëherë kur të sigurohen se në Republikën e Kosovës ka një stabilitet politik, ku sundon ligji dhe ka resurse për zhvillim biznesi”, theksoi Emrullahu.

Të luftohet korrupsioni

Ekonomisti Dardan Grapci tha për ” Kosova Sot”, se një rritje e tillë ekonomike, nga 5 -7 për qind, mund të arrihet vetëm nëse luftohet korrupsionet brenda bizneseve. “Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj duhet që të fillojnë të luftojnë kontrabandën me produkte ilegale nga Serbia, të fillojnë me luftimin e korrupsionit, ku gati çdo i dyti person në institucionet shtetërore dhe private janë të korruptuar. Gjykatat dhe Policia duhet t’i mbyllin mafiobizneset dhe zyrtarët e lartë, të cilët janë të përzier në këto marrëveshje kriminale dhe të njëjtët duhet që t’i arrestojnë”, u shpreh ai. Ndërsa, Florim Rudhani tha se kjo rritje ekonomike mund të bëhet vetëm me disa parakushte dhe ato në radhë të parë janë përmirësimi i klimës së bërjes së biznesit dhe sundimi i ligjit. “Qeveria ‘Haradinaj’ do të mund të arrijë që Kosova të ketë një rritje të tillë ekonomike dhe që ta zvogëlojë papunësinë vetëm me ardhjen e investimeve të huaja, të cilat viteve të fundit kanë rënë”, u shpreh ai. “Veprim tjetër i kësaj Qeverie do të duhej që të ishte heqja e menjëhershme e monopoleve të shumta e të kriminalizuara, që janë instaluar në shumë fusha të ekonomisë, si edhe pa ndërprerjen urgjente të krimit të organizuar dhe të kontrabandës që kanë zënë rrënjë në shoqërinë kosovare të pasluftës”, tha Rudhani.

Evazioni fiskal, pengesë e fortë

Njohësi i kësaj fushe, Xhevdet Neziraj, ishdeputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë për “Kosova Sot”, se Qeveria e Haradinajt synon një rritje ekonomike nga 5-7 për qind, që është mbi mesataren rajonale, dhe me këtë rritje Qeveria “Haradinaj” do të mundësojë zbutjen e papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës në sektorin privat. “Një qëllim i tillë është realisht i mundshëm, nëse zbatohen mirë politikat që krijojnë ambient të favorshëm për zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik”, u shpreh ai. Por, analisti Neziraj tha se për të arritur këtë qëllim duhet që të ketë një rritje të investimeve në sektorin privat përmes stimulimit të investimeve brendshme dhe atyre të huaja përmes krijimit të një ambienti të favorshëm për investime. “Mirëpo, një diçka që duhet të bëjë z.Haradinaj është imperative se duhet urgjentisht t’i shpallë luftë evazionit fiskal, ekonomisë informale, krimit të organizuar, që janë si pengesat më të mëdha të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, sigurisë në punë dhe stabilitet buxhetor”, ka theksuar ai.

Ndërsa, Selatin Kaçaniku, nga “Konsumatori”, tha se nëse shteti dhe institucionet e tij janë të kapur po nga klasa politike dhe nëse zbatueshmëria e ligjeve është në nivel të mjerë dhe nëse Kosova akoma nuk ka Strategji të Zhvillimit Ekonomik, por edhe nëse këto institucione të shtetit dhe kjo klasë politike nuk mund të kontribuojnë në grumbullimin as të 1/3-tës së potencialit socio-ekonomik për buxhetin e Kosovës, atëherë premtimi i rritjes prej 5-7 për qind nuk tingëllon aq bindshëm.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.