HW

Drejtësia e kapur i trembet politikës së korruptuar

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë konsideruar se neglizhenca e Prokurorisë Speciale ndaj dosjeve të krimit të politikës e të mafio- oligarkisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet kurdoherë e pajustifikueshme dhe e paarsyetueshme, teksa, sipas tyre, ndaj këtij lloj krimi sigurisht se Prokuroria Speciale nuk do të duhej heshtur, por mbase heshtja e saj indirekt kështu ia bën avokatinë dhe mbrojtjen krimit e korrupsionit dhe paligjshmërisë që bën politika e inkriminuar dhe e degraduar.

PAFUQIA E GJYKATAVE DHE PROKURORIVE PËR TË ZBATUAR LIGJIN

“Ata që i frikohen politikës ditore, natyrisht, nuk e zbatojnë ligjin, por i zbatojnë politikat ditore, andaj ku është tash KGJKja dhe KPK-ja që nuk e ushtrojnë mbikëqyrjen funksionale. Edhe kundër personave të tillë do të duhej ndërmarrë masa ligjore, pasi me ligjin në aplikim në fuqi ka masa ligjore, suspendim, ndëshkime disiplinore etj., si dhe mundësia për procedime penale”, tha Riza Smaka

Zyrtarët shantazhohen lehtë prej pushtetit oligarkik

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë konsideruar se neglizhenca e Prokurorisë Speciale ndaj dosjeve të krimit të politikës e të mafio- oligarkisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet kurdoherë e pajustifikueshme dhe e paarsyetueshme, teksa, sipas tyre, ndaj këtij lloj krimi sigurisht se Prokuroria Speciale nuk do të duhej heshtur, por mbase heshtja e saj indirekt kështu ia bën avokatinë dhe mbrojtjen krimit e korrupsionit dhe paligjshmërisë që bën politika e inkriminuar dhe e degraduar.

Ata thonë se drejtësia ka frikë nga politika e korruptuar, pasi politika qëllimisht i ka instaluar njerëzit pakurrizor e servilë të tyre në gjyqësi dhe prokurori, prandaj edhe nuk ka rezultate pozitive në drejtim të sundimit të ligjit. Ndaj, ata kanë shtruar edhe çështjen se përse drejtësia i trembet kaq shumë politikës, veçmas kur partitë janë në pushtet, ndërsa në anën tjetër qytetarët janë lodhur, mërzitur dhe duke mos gjetur mbrojtje te sistemi i drejtësisë, atëherë ata janë të detyruar që të ambientohen, ta pranojnë padrejtësinë e drejtësisë si normalitet të imponuar dhunshëm dhe pandëshkueshmërinë e politikës së krimit dhe korrupsionin e saj dhe të gjyqësorit si të drejtë të tyre që nuk guxon as ligji dhe as njerëzit e ligjit për ta ndëshkuar.

Instalimi i pandëshkueshmërisë

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se neglizhenca e Prokurorisë Speciale ndaj dosjeve të krimit të politikës e të mafio- oligarkisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet kurdoherë e pajustifikueshme dhe e paarsyetueshme, teksa, siç tha, ndaj këtij lloj krimi sigurisht se Prokuroria Speciale nuk do të duhej heshtur, por mbase heshtja e saj indirekt kështu ia bën avokatinë dhe mbrojtjen krimit e korrupsionit dhe paligjshmërisë që bën politika e inkriminuar dhe e degraduar. “Kështu që në këtë mënyrë, duke heshtur ndaj dosjeve të krimit që përbëjnë shkelje të mëdha dhe kriminale, qoftë të krimit të organizuar apo qoftë të korrupsionit tek nivelet e larta, nuk po mund të luftohet me efikasitet krimi dhe korrupsioni, prandaj duke mbetur kështu të pandëshkuar, krimi dhe korrupsioni qytetarëve po u imponohet një gjendje e dhunshme anormale të sundimit të padrejtësisë në vend të sundimit të ligjit dhe të drejtës, duke mos mundur askush t’i gjykojë e t’i ndëshkojë as ligji, e as njerëzit e ligjit për t’i ndëshkuar krimin dhe korrupsionin”, theksoi ai. “Ky lloj “pakti” i heshtur ndaj krimit dhe korrupsionit nga njerëzit e ligjit dhe drejtësisë po vazhdon të prodhojë pasoja për gjendjen e vendit, duke mos mundur kështu të kemi një sistem drejtësie me sundim të rendit dhe ligjit në vend, dhe duke qenë llogaridhënës secili para ligjit dhe të drejtës qoftë nga politika dhe pushteti, qoftë nga qytetari, pra duke mos mundur që askush të mos jetë mbi ligjin”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

HW

Kush është i pastër, nuk ka pse të frikësohet

Profesori i së drejtës, Riza Smaka thotë se në parim drejtësia nuk do të duhej të kishte kurrfarë droje nga politikat ditore, sepse së pari gjykatësit dhe prokurorët në vendin tonë, kur zgjedhën në procedurë legale, zgjedhën të ligjshëm, që do të thotë se nëse punojnë ashtu si kërkohet prej tyre për të punuar dhe për të vepruar, ata dhe ato do ta kishin ushtruar profesionin e vet deri në pensionimin ligjor të moshës apo eventualisht të invaliditetit. “Por, po qe se ata apo ato do të ishin të moralshëm dhe të pastër, atëherë nuk do të kishin pasur kurrfarë shkaku për të pasur drojë nga politikat ditore”, u shpreh ai. “Ata që i frikohen politikës ditore, natyrisht, nuk e zbatojnë ligjin, por i zbatojnë politikat ditore, por tash ku është KGJK-ja dhe KPK-ja, që nuk e ushtrojnë mbikëqyrjen funksionale. Edhe kundër personave të tillë do të duhej ndërmarrë masa ligjore, ku me ligjin në aplikim në fuqi ka masa ligjore, suspendim, ndëshkime disiplinore etj., mundësia edhe për procedime penale. Mirëpo, kjo nuk është aplikuar së pakut jo deri më tash, ndoshta edhe për shkak të vakumeve juridike, që nuk ka sanksione edhe për KGJK-në dhe KPK- në kur heshtin, kur tregohen indolentë ndaj fenomeneve negative në sistemin e drejtësisë dhe prokurorisë”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” profesori i së drejtës Riza Smaka.

Sistemit t’i kthehet besimi i humbur

Profesori universitar, Mazllum Baraliu ka nënvizuar se besimi në gjyqësor dhe në organet e drejtësisë, por edhe shpresa për një konsolidim të këtij sistemi dhe gjykimit të drejtë të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës mund të kultivohen dhe të kthehet shpresa vetëm atëherë, siç tha, kur të gjitha këto vështirësi, probleme, mangësi, devijime dhe negativitetet, që ekzistojnë si fenomene në drejtësi dhe gjyqësi, do të eliminohen. Por, sipas tij, ato do të eliminoheshin vetëm me angazhimin e gjithë njerëzve, por edhe të institucioneve, që në radhë të parë të ketë kuadro profesionalisht të ngritura, që zbatojnë ligjin, po ashtu të mos ketë ndikim politik në gjyqësor dhe në drejtësi. “Pra, duhet të ketë edhe kushte më të mira për punë, por edhe trajnime dhe ngritje më tepër cilë- sore, por në këtë aspekt, duhet të ketë edhe ligje të mira, dhe të kuptueshme, por edhe të zbatueshme, të cilat do t’u përshtateshin specifikave të Kosovës dhe do të ishin më humane, sepse edhe tek ligjet është një problem tjetër, që nuk përmendet shpesh, pasi ato i kemi jo sa duhet humane dhe ato më pastaj kësisoj prodhojnë efekte negative, por natyrisht si rrjedhojë e kësaj prodhojnë edhe vendime të papërshtatshme dhe rezerva të njerëzve që punojnë në gjyqësor, por edhe pakë- naqësi të qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre në çështjet gjyqësore dhe ato të drejtësisë”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar Mazllum Baraliu.

Ligji për dikë zbatohet, për të tjerët injorohet

Analisti Naim Miftari ka veçuar se drejtësia ka frikë nga politika e korruptuar, pasi politika qëllimisht i ka instaluar njerëzit pakurrizor e servilë të tyre në gjyqësi dhe prokurori, prandaj edhe nuk ka rezultate pozitive në drejtim të sundimit të ligjit. Sipas tij, shumë mirë dihet se kujt guxojnë t’i kundërvihen prokurorët tanë dhe gjyqtarët e kujt jo, dhe zakonisht dihet se ligji sot për sot ekziston dhe aplikohet vetëm kundër qytetarëve të thjeshtë dhe kriminelëve të ulët. ” Por, kur janë në pyetje peshkaqenët e politikës dhe nëntokës, e në fakt janë të njëjtit njerëz, atëherë ligji dhe drejtësia heshtin apo i ndihmojnë peshkaqenëve që të lirohen nga rrjeta e ligjit dhe shpëtojnë pa dënime, pasi i tërë sistemi është një zinxhir i kapur nga fillimi deri në fund nga krimi i organizuar i parasistemeve politike apo klaneve. Ndërsa, qytetarët tanë e dinë mirë këtë fakt dhe tentojnë të notojnë disi në këto ujëra dhe heshtin, pasi e dinë se çdo denoncim do të përfundojë diku në sirtarët e gjykatave dhe pastaj denoncuesi do të kishte pasoja private nga kërcënimi, linçimi e deri edhe tek frika për jetë të veten”, spikati për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Miftari.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.