ARKATANA

U shpërndan makina spërkatëse për 20 fermerë të komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Në kuadër të projektit tre vjeçar mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës Helvetas Swis Intercooperation, si dhe implementuar nga Grupi i Veprimit Lokal “Vitia”, janë shpërndarë sot 20 makina për spërkatje për kultivuesit e perim kulturës në serra.

Fadile Demelezi kryetare e GVL-së “Vitia”, njoftoi se shpërndarja e këtyre makinave është në vazhdën e shpërndarjes së makinave spërkatëse që janë bërë vitin e kaluar për kultivuesit e perime kulturës mbi 5 ari, ndërsa këto që po shpërndahen sot janë të fermerëve që posedojnë serra nga 2 deri 5 ari.

Mobi Casa

Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre makinave tha se ne në këtë mënyrë po arrijmë ti mbështesim fermerët tanë përmes metodave të ndryshme, që t’iu krijojmë kushte sa më të mira. “Kultivimi i perime kulturës në komunën tonë zë një vend tejet të rëndësishëm, ngase kemi një kualitet të lartë të tokës bujqësore, andaj edhe përkrahja e fermerëve tanë është shumë e domosdoshme. Në këtë fushë, ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të krijojmë mundësi e kushte sa më të mira, për këta kultivues”, tha Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.