ARKATANA

Një muaj arrest shtëpiak për policin Fadil Rashiti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake Behar Ymeri i ka caktuar një muaj arrest shtëpiak policit Fadil Rashiti i dyshuar për veprën penale “ngacmim seksual “ dhe “kanosje”.

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji policit Fadil Rashiti i dyshuar se ka kanosur dhe ngacmuar kolegen e tij, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale nuk ka dhënë as emra e as detaje për policin , por vetëm ka konfirmuar për rajonipress se një polic është suspenduar nga puna.

Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan ka konfirmuar se të dyshuarit F.R. i është caktuar një muaj arrest shtëpiak. /rajonipress/