Në Rogoqicë konfiskohet një revole dhe fishekë
Gjilan – Në fshatin Rogoqicë të Kamenicës raportohet se një mashkull shqiptar ka shtënë me armë zjarri. Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një revole të llojit TT me tre fishekë dhe tri gëzhoja.
I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/


