Uji Dea

Garantimi i rezervimit

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Albin Kurti – E ashtuquajtura reformë zgjedhore tani rrezikon të përqendrohet dhe kufizohet te vazhdimi antikushtetues i vendeve të rezervuara edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Pra, që të mos kemi vende të garantuara në vend se të rezervuara por të garantohet vetë rezervimi. Serbisë padyshim që i leverdis kjo e po ashtu edhe politikanëve që i dirigjon ajo në Kosovë. Nga reforma si mbrojtje e Kosovës prej vjedhësve të zgjedhjeve po kalojmë te reforma si forcim i Serbisë që na e vjedh edhe atë pak demokraci e shtetësi të mbetur në Kosovë.

Në Kapitullin IV të Kushtetutës së Kosovës, në Nenin 64, Pika 2, aty ku flitet për Strukturën e Kuvendit, thuhet që: “…njëzet (20) prej njëqind e njëzet (120) vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovës, si vijon:

(1) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) vende të garantuara, në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë (10);

(2) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) vend; komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend, nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara.”

Pra, Kushtetuta e Kosovës duke derivuar nga Plani i Ahtisaarit, u garanton një të gjashtën e vendeve në Kuvend komuniteteve joshumicë të cilat nuk përbëjnë as një të dymbëdhjetën e popullsisë së Kosovës. Kësisoj, atyre që nuk janë as 8% të popullsisë iu garantohet mbi 16% të përfaqësimit qendror politik. Gjysma e kësaj shkon për serbët dhe gjysma tjetër për romët, ashkalinjtë, egjiptianët, boshnjakët, turqit dhe goranët marrë së bashku.

Kapitulli XIV i Kushtetutës, Neni 148 te Dispozitat Kalimtare që iu referohet Dispozitave Transicionale për Kuvendin e Kosovës, thotë që: “Për dy (2) mandatet e para zgjedhore, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë njëzet (20) vende të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë në mënyrën si vijon: Dhjetë (10) vende do t’u ndahen partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin Serb të Kosovë, dhe dhjetë (10) vende do t’u ndahen komuniteteve të tjera si vijon: komunitetit Rom një (1) vend; komunitetit Ashkali një (1) vend; komunitetit Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali ose Egjiptian, i cili ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komunitetit Boshnjak tri (3) vende, komunitetit Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend. Çdo vend i fituar përmes zgjedhjeve, do të jetë vend shtesë, përveç dhjetë (10) vendeve të rezervuara që u ndahen përkatësisht komunitetit Serb të Kosovës dhe komuniteteve të tjera.”

Pra, në fazën kalimtare prej dy mandatesh, parashihej që këto 20 vende të jenë më shumë se të garantuara duke qenë të rezervuara. Komunitetet joshumicë e fillonin garën duke i pasur të rezervuara tashmë 20 vende dhe numri i tyre ngrihej përmes votave të qytetarëve përmbi këto 20 vende. Pas mbarimit të dy mandateve të para, 20 vende mbesin të garantuara por jo edhe të rezervuara. Komunitet joshumicë nisin garën prej zero vendeve dhe ato i kanë ato 20 vende të garantuara edhe nëse nuk i arrijnë ato nëpërmjet votave të qytetarëve.

Uji Dea

Pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në vjeshtën e vitit 2014, Kuvendi i Kosovës nis mandatin e tij të tretë dhe kështu merr fund Dispozita Kalimtare, përkatësisht marrin fund ulëset e rezervuara për t’u zëvendësuar me ato të garantuara.

Tashmë u bë e qartë se realisht nuk do të ketë reformë zgjedhore pikërisht ashtu qysh asnjëherë nuk është menduar që të ketë një të tillë. Së pari, reforma zgjedhore ishte objektiv dytësor i marrëveshjes Pacolli-Thaçi-Mustafa që kishte për synim nxjerrjen e emrit të Presidentes aktuale nga zarfi. Objektivi dytësor, duke qenë dytësor, s’ishte objektiv as i ngutshëm dhe as i sinqertë. Së dyti, zgjedhjet e fundit lokale të 3 nëntorit dhe 1 dhjetorit të këtij viti e dëshmuan atë që e kemi ditur: në 12 dhjetorin e vitit 2010 nuk kishte faj ligji pse ndodhi ajo që më pas u quajt ‘vjedhje industriale’, por ata që planifikuan dhe u organizuan për ta shkelur masivisht ligjin duke manipuluar procesin.

E ashtuquajtura reformë zgjedhore tani rrezikon të përqendrohet dhe kufizohet te vazhdimi antikushtetues i vendeve të rezervuara edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Pra, që të mos kemi vende të garantuara në vend se të rezervuara por të garantohet vetë rezervimi. Serbisë padyshim që i leverdis kjo e po ashtu edhe politikanëve që i dirigjon ajo në Kosovë. Nga reforma si mbrojtje e Kosovës prej vjedhësve të zgjedhjeve po kalojmë te reforma si forcim i Serbisë që na e vjedh edhe atë pak demokraci e shtetësi të mbetur në Kosovë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdimisht është akuzuar me egërsi nga regjimi dhe analistët e tij pse e kundërshton Planin e Ahtisarit ani se ne jemi të bindur që Kosovës i takon shumë më shumë dhe ka të drejtë shumë më tepër sesa Plani i Ahtisaarit. Tani kur Plani i Ahtisaarit po ndryshohet për të keq (me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tendencën për vazhdimin e vendeve të rezervuara) pothuajse asnjëri prej tyre nuk bëzan dhe asisoj kolektivisht vihen në pozitat e Serbisë.

Pas çdo serie negociatash po rritet përfaqësimi i serbëve në institucionet e Kosovës sepse këtë e do Serbia. Kështu ishte në Vjenë, kështu është edhe tash në Bruksel. Po rritet ‘diskriminimi pozitiv’ i cili është gjithnjë e më shumë diskriminim për shqiptarët e gjithnjë e më shpesh pozitivitet për Beogradin. Republika e Kosovës po degradohet në një asociacion të komunave ndërkaq asociacioni i komunave me shumicë serbe po avancon në një republikë serbe. Paralelisht, serbëve iu rezervohen vendet në Kuvendin e Republikës për të shprehur rezerva për Republikën e Kosovës.

As shpallja e pavarësisë së Kosovës që u quajt akt historik dhe as mbyllja e zyrës së Pieter Feithit që u quajt fund i mbikëqyrjes ndërkombëtare fare nuk e kanë ndërprerë procesin ku Serbia fiton privilegje në Kosovë që bëhen të drejta për edhe më shumë privilegje. Pak ka rëndësi që diku kjo po quhet normalizim e diku reformë…