United Hospital

Komuna e Vitisë dënon sulmin ndaj mjekut në QMF-Pozharan: “Dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë nuk mund të normalizohet”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Institucionet komunale të Vitisë, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti kanë reaguar ashpër pas një sulmi fizik dhe kanosjes ndaj një specialisti të mjekësisë familjare në QMF-në e Pozharanit.

Sipas reagimit institucional, mjeku dr. A.Ç. është sulmuar dhe kanosur në vendin e tij të punës, gjatë kujdestarisë së natës, ndërsa ishte duke ushtruar detyrën e tij profesionale.

Institucionet komunale e kanë cilësuar rastin si të papranueshëm dhe si cenim serioz të sigurisë, dinjitetit dhe integritetit të punonjësve shëndetësorë, të cilët, siç theksohet në reagim, janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe të shëndetit të komunitetit.

“Nuk mund të normalizohet dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë!”, thuhet në reagimin e institucioneve komunale të Vitisë.

Sipas tyre, asnjë pakënaqësi, mosmarrëveshje apo rrethanë tjetër nuk mund të justifikojë sulmin fizik ose kërcënimin ndaj mjekëve, infermierëve, teknikëve apo profesionistëve të tjerë shëndetësorë që shërbejnë në institucionet publike.

Institucionet komunale kanë shprehur shqetësim të veçantë për faktin se raste të tilla, sipas tyre, po përsëriten, duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe institucional për garantimin e sigurisë së personelit shëndetësor gjatë ushtrimit të detyrës.

ARKATANA

Në reagim kërkohet që rasti të trajtohet me seriozitetin e merituar nga organet kompetente dhe që ndaj personave përgjegjës të ndërmerren masat e parapara me ligj. Institucionet kanë bërë të ditur se organet e sigurisë janë njoftuar menjëherë për rastin.

“Punonjësit shëndetësorë duhet të ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës dhe të kenë mbrojtjen e duhur gjatë ushtrimit të detyrës”, theksohet në reagim.

Institucionet komunale vlerësojnë se dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë nuk përbën vetëm sulm ndaj një individi, por prek drejtpërdrejt edhe institucionet shëndetësore, shërbimin publik dhe të drejtën e qytetarëve për të marrë shërbime shëndetësore në një ambient të sigurt.

Komuna e Vitisë ka përsëritur përkushtimin për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe ka bërë të ditur se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore për të krijuar kushte më të sigurta për profesionistët shëndetësorë.

“Si institucione komunale jemi të përkushtuar që çdo punëtor në sektorin publik të jetë i sigurt dhe i lirë në ushtrimin e detyrave të tyre. Prandaj, do të shikojmë të gjitha mundësitë ligjore që profesionistëve shëndetësorë t’u krijojmë kushte të sigurisë për ushtrimin e lirë të punës profesionale”, thuhet në reagimin e institucioneve komunale të Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.