Gruaja dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, rasti po hetohet
Viti – Një grua kosovare ka ndërruar jetë pasi kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Viti.
Sipas raportimit të Policisë, viktima më pas është transferuar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por ekipi mjekësor ka konstatuar se ajo kishte arritur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku pritet të kryhet obduksioni për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim të organeve kompetente./rajonipress/


