Eko Higjiena

Dhimbja zgjedhore

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arben Ahmeti – Kur shefit i rastisi t’i afrohej një autobusi plot me tifozë, brohoritjet nga brenda ishin hiq më pak sesa ‘hajna, hajna’. Shefi provon fatin dhe hipën në autobus, e turma fillon të brohorasë ‘ole, ole’.

Ngjarja e ndodhur diku në një qoshe të Kosovës së vogël është fotografia më e mirë e asaj që po ndodh në dy javë fushatë zgjedhore para një elektorati të lodhur e rraskapitur, mosbesues e i painteresuar.

‘Urime për një Bajram Evropian ‘, ishte urimi më simpatik që gjeta në rrjetet sociale në ditën e Bajramit. Çuditërisht dita e kësaj feste fetare këtë herë në Prishtinë ishte pak më ndryshe se herëve të tjera. Shumë njerëz të lodhur nga intensiteti i fushatës zgjedhore këtë herë kishin vendosur që festën e Bajramit ta shënonin me pushim duke e shmangur edhe ritualin e vizitave te njëri-tjetri. Atë ditë krijohej përshtypja që po pushojnë edhe garuesit. Por, shpesh na ndodh të na rezultojë se ajo që duket në sheshet e Prishtine të mos jetë dukja e vërtetë e Kosovës. ‘Nuk dolëm kërkund sepse patëm shumë mysafirë. Secili prej tyre na e la edhe nga një numër për kë të votojmë’, ishte shpjegimi i një të afërmit tim për mënyrën se si kishte kaluar ditën e festës.

Prej fushate kishte shkuar në gjykatë. 75-vjeçari që vazhdon të mendojë se është prizrenasi më energjik dhe më i pastër, po përballet me akuza për korrupsion e keqpërdorim detyre. Javë më parë e kishte gënjyer gjyqtarin evropian se është i sëmurë. Nuk kishte lënë aktivitet elektoral pa zhvilluar gjatë pushimit mjekësor, të dhënë nga gjykata. Atë ditë po mundohej ta merrte edhe një pushim të ngjashëm. Pasi që gjyqtari evropian nuk u gënjye këtë herë e tregoi arsyen e vërtetë të kërkesës për shtyrje. Tha se nuk do të jetë i barabartë me të tjerët në fushatë. Gjyqtari evropian refuzoi kërkesën duke ia kujtuar se nuk është në supermarket, por në gjykatore.

Pak orë më vonë i njëjti kandidat që u mundua ta mashtrojë gjykatësin evropian, doli para disa prizrenasve dhe u kërkoi ta votojnë nëse e duan Prizrenin Evropian.

Tri tregimet e lartshënuara janë disa nga perlat e deritanishme të kësaj fushate.

ARKATANA

Qëllimisht të tria lidhen me partinë, deri në nëntor, më të madhe në vend.

Në këto rrëfime nuk janë përfshirë gafat e partive që na paraqiten alternativë e kësaj të tashmes sepse mungesa e alternativës dhemb dhjetëra herë më shumë sesa gafat e atyre që po ikin.

Ne duhet të vazhdojmë të kënaqemi me muzikën për Palin sepse muzika e tillë nuk fyen Gjakovën më shumë sesa degradimi që ka ndodhur atje për katër vjet. Ajo që dhemb më shumë sesa gafat e Palit janë mosbindja e Mimozës.

Ne duhet të vazhdojmë të kënaqemi me gafat e Ramadan Mujës sepse të dhemb kur mendon se alternativa në vend të tij është Eqrem Kryeziu.

Ne duhet të vazhdojmë ta përqeshim pamundësinë e Isa Mustafës, sepse paaftësia për të të bindur e Shpendit, Korabit, Agimit apo Besnikut, të bën të vuash.

Por thonë se e keqja nuk ka fund. Se atyre duhet hapur derën kur ta mësyjnë. Motivi i kësaj thënieje popullore nuk bën ta na përcjellë gjatë dhe pas zgjedhjeve. Dera e as kutitë nuk duhet hapur më 3 nëntor.

Çfarëdo rezultati do të jete lehtë i pranueshëm nëse gjatë natës paraprake nuk janë ndërruar kutitë. Nëse dikush nuk do të votojë për ata që nuk janë më apo nëse në çfarëdo forme tjetër nuk na e dhunojnë të drejtën për të zgjedhur. Edhe pse ndoshta nuk jemi aq të mirë e të rafinuar. Edhe pse ndoshta jemi dyfytyrësha që brenda një sekonde herë bërtasim ‘hajna’ e herë ‘ole, ole’. Të drejtën për të zgjedhur nuk duhet të na e mohojë askush. As shpresën se dita e Bajramit i ka motivuar këta që do të zgjidhen, se ky vend i mrekullueshëm meriton që ata me punën e tyre të jenë kurbane të tij.

Vaj halli nëse përshtypja se hajnat e votave janë shuar është e njëjtë me përshtypjen e rrejshme të ditës së Bajramit se garuesit pushuan.

(Autori është Redaktor përgjegjës në gazetën Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.